29.06.2023

Indeksi i Barazisë Gjinore sjell progres në RMV për sa i përket çështjes së barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Apostol Simovski, ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S Ami Larson Jain, udhëheqësin e Marrëdhënieve me Publikun e Institutit Evropian për Barazi Gjinore, Denis van der Veur dhe Koordinatorja Kombëtare e Programit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor të UN Woman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ivona Paunoviç Bishevac hapën ngjarjen ku u promovua Indeksi i Barazisë Gjinore në Maqedoninë e Veriut (2022).

Ngjarja organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e zyrës së UN Woman në Shkup në kuadër të projektit UN Women "Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt menaxhimit transparent, gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut" financuar nga Zvicra dhe Suedia.

“Sot prezantojmë raportin e dytë kombëtar të indeksit gjinor për vitin 2022. Në këtë mënyrë, ne krijojmë mundësinë që edhe një herë të konfirmojmë angazhimin dhe përkushtimin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se indeksi do të shërbejë si një udhërrëfyes dhe një vend ku gjenden të gjitha të dhënat që do të kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore.

“Perspektiva gjinore është bërë një fushë prioritare në të gjitha sferat e shoqërisë në dekadën e fundit. Dhe pikërisht për këtë arsye, projektet e këtij lloji - për të cilat ne bashkëpunojmë ngushtë me UN Women - janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ndërgjegjësimin për rëndësinë e barazisë gjinore dhe për ndërtimin e një rrjeti dhe lidhjen e institucioneve që duhet të zbatojnë këtë perspektivë gjinore në punën e tij të përditshme”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave të RMV, Apostol Simonovski.

Ambasadorja e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S Ami Larson Jain vuri në dukje se barazia gjinore nuk është e rëndësishme vetëm për individët, por edhe për ekonominë dhe prosperitetin e një vendi në tërësi. Ajo theksoi se është e rëndësishme të pranohet se barazia gjinore nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e grave, por se ka të bëjë me krijimin e një shoqërie që është më e mirë për të gjithë - për gratë, për burrat dhe për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

“Suedia është një partner krenar në zhvillimin e barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi krenarë që ndajmë vlerat dhe prioritetet tona me institucionet dhe organizatat partnere në këtë vend dhe për të demonstruar progresin dhe suksesin e arritur dhe për të mbështetur shumë aktorë të përkushtuar dhe të aftë në komuna, rajone dhe nivel kombëtar ku mbetet për të punuar“, tha ambasadorja e Suedisë Sh.T Ami Larson Jain.

Udhëheqësi i marrëdhënieve me publikun në Institutin Evropian për Barazi Gjinore, Denis van der Veur, theksoi kënaqësinë e tij me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen e Indeksit të Barazisë Gjinore. Ai tregoi se Instituti Evropian për Barazi

Gjinore është veçanërisht krenar që mund të ndajë metodat dhe mjetet për të përmirësuar çështjen e barazisë gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Koordinatorja kombëtare e programit të Buxhetimit me Përgjegjësi Gjinore të UN Woman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ivona Paunoviç Bishevac, iu referua historisë së zbatimit të Indeksit të Barazisë Gjinore në RMV.

“Kur para disa vitesh, pikërisht në vitin 2018, lindi për herë të parë iniciativa për zbatimin e Indeksit të Barazisë Gjinore dhe u takuam me ekipin e Institutit Evropian për Barazi Gjinore në Shkup, biseduam se si me përpjekje të përbashkëta, ne mund ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një nga vendet kandidate për anëtarësim në BE, e cila zbaton Indeksin e saj të Barazisë Gjinore”, tha Paunoviç.

Ngjarja u mbyll me prezantimin e Indeksit të Barazisë Gjinore nga ekspertët.



Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.