22.06.2023

Ministrja Trençevska udhëton në konferencë ndërkombëtare dyditore në Mal të Zi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka udhëtuar në Mal të Zi për vizitë dyditore për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Të drejtat e njeriut në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi”.

Konferencën e hap kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndërsa nikoqir i ngjarjes është ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka. Fjalën e hapjes do ta mbajë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, Sh.T., Zeqir Ramçiloviq.

Ministrja Trençevska do të mbajë fjalim në panelin “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes – fushë bashkëkohore e anti-diskriminimit”.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, përkatësisht përfaqësues të vendeve nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Kosova, Greqia, Bullgaria, Moldavia, si dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Delegacioni i BE-së në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.