05.06.2023

Shoqëria e barabarazisë gjinore është kusht për realizimin e ëndrrave tona

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, kryetaren e asociacionit maqedonas të tregtisë elektronike, Nina Angelovska dhe aktivisten rinore, Sara Milenkovska, udhëhoqën diskutimin me të rinjtë të cilët ishin të pranishëm në manifestimin "Shoqëria e barabarazisë gjinore është kusht për realizimin e ëndrrave tona" që u organizua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Me ratifikimin e Konventës së Stambollit, filluam krijimin e legjislacionit dhe miratimin e dokumenteve strategjike si dhe një plan veprimi për zbatimin e kësaj konvente. Përfitimi më i madh nga krijimi i kornizës ligjore është Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Këtu kemi përcaktuar terma të rinj për dhunën ndaj grave si dhuna me bazë gjinore, ndjekja dhe dhuna seksuale ndaj grave”, tha Trençevska.

Angelovska në fjalimin e saj theksoi se padyshim që ne të gjithë ende jetojmë në botën e burrave, por që për të kjo nuk paraqet pengesë në luftën për barazi gjinore.

“Dëshira për të kontribuar në barazinë gjinore më bëri të themoloja Aleancën për Barazinë Gjinore në Vendin e Punës. Është një shoqatë e re që përpiqet të kontribuojë për barazi më të madhe gjinore në vendin e punës. Kur flas për mundësi të barabarta, nënkuptoj qasje të barabartë dhe punë të barabartë me pagesë”, tha Angelovska.

Poashtu kontribut ka dhënë edhe kryetari Gerasimovski me përvojat dhe qëndrimet e tij personale për këtë çështje.“Secili prej nesh ka të drejtë për mundësi të barabarta pavarësisht gjinisë. Për të promovuar vlerat e barazisë dhe respektit. Vetëm së bashku dhe si të barabartë mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe kushte më të mira për të gjithë. Mendimi im është se barazia gjinore dhe ekuilibri gjinor mund të arrihet vetëm përmes veprimeve dhe aktiviteteve për njohje dhe promovim”, deklaroi  Gerasimovski.

Si aktiviste e re foli edhe Sara Milenkovska, e cila përmes fjalës së saj inkurajoi të rinjtë të diskutojnë dhe projektoi përvojat dhe angazhimet përmes fjalimit të saj.

“Vlerat dhe aktivizmi feminist janë çelësi për ndërtimin e solidaritetit, barazisë gjinore dhe një kulture bashkëpunimi, kundër kulturës dominuese patriarkale që kufizon potencialin dhe liritë njerëzore. Paralelisht me rrjetëzimin, mentorimin dhe mbështetjen mes grave dhe vajzave, nevojiten ndryshime sistematike – të cilat nuk janë vetëm përmirësime ligjore, por zbatim dhe praktikë reale që parandalon dhe mbron nga pabarazia, dhuna me bazë gjinore dhe diskriminimi”, tha Sarah.

Në fund të aktivitetit u bënë pyetje nga të pranishmit lidhur me temën. U theksuan pikëpamjet e të rinjve dhe u treguan ndryshimet që ata mendonin se duhej të bënin.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.