26.06.2023

Sipërmarrja sociale, temë kryesore e takimit Husein-Çervinska

Në kuadër të vizitës bilaterale në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga një grup deputetësh nga Republika e Polonisë, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein u takua me zëvendësministren e Familjes dhe Politikës Sociale të Republikës së Polonisë dhe përfaqësuesja e qeverisë për Ekonominë Sociale, Anita Cervinska dhe Piotr Visocki, zëvendës ambasador dhe këshilltar në Ambasadën e Republikës së Polonisë.

Në takim u bisedua për temat që janë pjesë Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur më 29.07.2022 me Ministrinë e Familjes dhe Politikës Sociale të Republikës së Polonisë, për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe për marrëdhëniet e mira dhe miqësore të Republikës së Polonisë si partner dhe përkrahës i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione për gjendjen e politikave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa u theksua se në krijimin e kornizës strategjike dhe të parë për zhvillimin e saj , është marrë parasysh përvoja e gjatë e Republikës së Polonisë në ofrimin e mbështetjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes sociale, si dhe orientimet dhe iniciativat strategjike për biznesin social dhe Plani i Veprimit për Ekonominë Sociale të Bashkimit Evropian. 

“Modeli i sipërmarrjes sociale në Republikën e Polonisë dhe bashkëpunimi me Barabara Sadovska nga Fondacioni Barka nga Republika e Polonisë si pjesë e konsorciumit Eptisa që zbatoi projektin e sapo përfunduar “Mbështetje për Ndërmarrjet Sociale” financuar nga Bashkimi Evropian, ishte frymëzim në krijimin e projektligjit tonë për sipërmarrjen sociale, i cili është në fazën përfundimtare dhe një mbështetje e rëndësishme në finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Ndërmarrjet Sociale 2021-2027 me një Plan Veprimi trevjeçar”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein.

Në takim u theksua edhe rëndësia e mbështetjes nga Ambasada e Republikës së Polonisë, e cila mundëson vazhdimësinë e aktiviteteve të vendosura në Qendrën për Ndërmarrje Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në këtë periudhë kyçe dhe tranzitore deri në miratimin e Ligjit tonë për Ndërmarrjet Sociale dhe në periudhën fillestare të zbatimit të tij.

Zëvendësministri Husein falënderoi Çervinskën për mbështetjen e Republikës së Polonisë në zhvillimin e sipërmarrjes sociale në vendin tonë, si dhe për mbështetjen që Republika e Polonisë i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave të hapura për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.