23.06.2023

Trençevska: Bashkëpunimet rajonale çojnë në suksese të përbashkëta nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Të drejtat njerëzore në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi”, në Mal të Zi, zhvilloi dy takime bilaterale me ministren e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Bullgarisë, Ivanka Shalapatova, dhe ministrin e të Drejtave të njeriut dhe pakicave dhe refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sevlid Hurtiq. 

Në takimin me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Bullgarisë, Ivanka Shalapatova, u bisedua për rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor dhe investimet kapitale në ndërtimin e kopshteve.   

Ministrja Shalapatova informoi se Bullgaria, para fillimit të negociatave me BE-në, ka filluar me ndërtimin intensiv të kopshteve dhe zhvillimin e mbrojtjes sociale, që paraqet edhe inkurajimin e qytetarëve për të qenë qytetarë aktivë dhe të përfshihen në tregun e punës. Prioriteti i Bullgarisë është përmirësimi i transfertave dhe shërbimeve sociale, investimi në shërbimet parandaluese dhe pagesat sociale, me përfshirjen e sektorit civil. Në fokus të aktiviteteve të mëposhtme është investimi në infrastrukturën e vendbanimeve sociale. 

Ministrja Trençevska informoi për politikat, rezultatet dhe investimet e ardhshme në fushën e punës, mbrojtjes sociale dhe fëmijëve. 

“Edukimi parashkollor është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët për zhvillimin e tyre të duhur dhe për këtë ne vazhdimisht investojmë në rritjen e kapaciteteve. Në 5 vjet investuam në 81 ndërtesa të reja. Duke ofruar ambiente për përkujdesje ndaj fëmijëve, edh prindërve u ofrohet mundësia për t'iu bashkuar tregut të punës”, theksoi Trençevska.

“Në 5 vjet investuam në 81 ndërtesa të reja. Duke ofruar ambiente për kujdesin e fëmijëve, u ofrohet edhe mundësia e prindërve për t'iu bashkuar tregut të punës”, tha Trenchevska. 

Ministrja Trençevska, së bashku me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, Sh.T. Zeqir Ramçiloviq, zhvilloi një takim me ministrin për të drejtat e njeriut të pakicave dhe refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sevlid Hurtiq dhe ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës në Mal të Zi, Sh.T Branimir Jukiq.  

U bisedua për bashkëpunimin rajonal me Bosnje-Hercegovinën që synon përmirësimin e çështjes së barazisë gjinore. Gjithashtu për planet për iniciativën nga ana jonë në drejtim të pëforcimit të bashkëpunimit rajonal duke iniciuar një projekt të përbashkët për barazinë gjinore. Kjo iniciativë do të shqyrtohet në periudhën në vijim në një takim që do të mbahet së bashku me zyrën rajonale të UN Woman.   

Ministrja theksoi se përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen sepse rajoni ka nevojë për individë të përforcuar dhe të fortë që gëzojnë të drejtat e njeriut në baza ditore. Kjo është pikërisht ajo që është më e rëndësishmja në rrugën drejt integrimit evropian, për të cilën synon secili nga vendet e rajonit. 

Në të dyja takimet u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushat që mbulojnë ministritë. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.