28.06.2023

Trençevska-Dreksler: Vazhdon mbështetja e fuqishme nga çdo aspekt në rrugën drejt Bashkimit Evropian 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler. Në takim u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me Ambasadën Gjermane. Poashtu u diskutuan zhvillimet aktuale në territorin e vendit edhe në lidhje me propozimin e Ligjit për Barazi Gjinore dhe propozimin e Ligjit për Gjendjen Civile.

Në takim nga ana e ambasadores, Dreksler, u shpreh një mbështetje e veçantë në fushën e harmonizimit të rregulloreve ligjore dhe krijimit të politikave që janë pjesë e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu tregoi se është një mbështetëse e madhe e adresimit të sfidave të barazisë gjinore me fokus të veçantë te feminizmi.

Lidhur me gjendjen aktuale dhe debatin e hapur social rreth dy ligjeve të ndryshme – Ligjit për Gjendjen Civile dhe Ligjit për Barazi Gjinore, foli Ministrja Trençevska. Ajo theksoi kuptimin e vërtetë të ligjeve me theks të veçantë në shpjegimin e rëndësisë së Ligjit për Barazi Gjinore, i cili është nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja theksoi se qëllimi i ligjit është krijimi i mekanizmave që do të promovojnë barazinë gjinore në të gjithë territorin e vendit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar. Trençevska theksoi posaçërisht se Ligji për Gjendjen Civile dhe Ligji për Barazi Gjinore janë dy ligje të ndryshme dhe të ndara.

Në fund të takimit, ambasadorja Dreksler shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për ministren Trençevska në drejtim të qartësimit të narrativës në shoqëri për ligjet aktuale të propozuara dhe kuptimin e tyre të vërtetë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.