06.06.2023

Trençevska: Fëmijët dhe të rinjtë mbeten prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën “Përforcimi i rezistencës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit tek të rinjtë në Evropën Juglindore”.

“Në tre vitet e fundit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka punuar intensivisht për avancimin e konceptit modern të drejtësisë për fëmijët duke përforcuar deinstitucionalizimin, i cili në thelb  thekson trajtimin joinstitucional të fëmijëve në rrezik dhe fëmijëve në konflikt me ligjin, për dallim nga ai institucional tha Trençevska në fillim të fjalës së saj”.

Në ndërkohë ka theksuar se kjo nuk e pakëson detyrën dhe përgjegjësinë e shtetit dhe institucioneve të tij. Ajo tregoi se duhet të hartojnë, mbështesin, organizojnë dhe kontrollojnë sistemin e masave të mbështetjes, ndihmës dhe mbrojtjes së fëmijëve jashtë trajtimit institucional.

“Në korrik të vitit 2018 ka përfunduar transformimi i Institucionit Publik për përkujdesje ndaj fëmijëve me probleme arsimore sociale dhe sjellje të çrregullta-Shkup, me të cilin të 25 fëmijët e rrezikuar janë zhvendosur në pesë shtëpi grupore në Shkup, ku u ofrua mbështetetje 24 orëshe nga profesionistët. Profesionistët që punojnë me fëmijët në shtëpitë grupore kanë kaluar trajnime për mënyrën e re të punës, ndërsa për kujdes më të mirë të fëmijëve janë punësuar edhe profesionistë të rinj”, tha Trençevska.

Ministrja shpjegoi se shërbimet për fëmijët në konflikt me ligjin bazohen në një qasje moderne ndërdisiplinore dhe integrimin maksimal të fëmijëve, nëpërmjet respektimit të dinjitetit dhe integritetit personal të fëmijës dhe zhvillimit të vetëbesimit të tyre. Ajo vuri në dukje edhe përvojat e kaluara dhe tha se ato tregojnë se kujdesi në shtëpitë grupore jep një efekt më të madh dhe më afatgjatë se qasja e vjetër institucionale. Në fund të fjalës së saj Trençevska uroi punë të suksesshme dhe të frytshme në konferencën dyditore.

Në fjalën hyrëse të konferencës folën edhe shefi i misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kilian Val dhe ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T Andrea Silvesteri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.