21.06.2023

Trençevska: Harmonizimi i legjislacionit kombëtar është i rëndësishëm për vendosjen e mëtejshme të parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në shoqëri 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir dhe Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, morën pjesë në ngjarjen finale me titull “Situata dhe praktikat për trajtimin e rasteve të diskriminimit - rezultate dhe udhëzime për më tej" si pjesë e projektit IPA "Të drejtat e njeriut të BE-së: Vendosja e koncepteve të mosdiskriminimit në legjislacion". Në aktivitetin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, u diskutuan situatat dhe praktikat për trajtimin e rasteve të mosdiskriminimit dhe u prezantuan aktivitetet e realizuara të cilat u zbatuan nga projekti me theks në rezultatet kryesore.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi i zbaton obligimet e marra me qasjen dhe ratifikimin e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat janë gjithashtu pjesë përbërëse e rendit juridik në vendin tonë, veçanërisht në lidhje me vendosjen e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Në fjalën e saj ajo theksoi kuadrin ligjor që kontribuon në luftën kundër diskriminimit. Ministri theksoi Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjin për Ngacmimin në Vendin e Punës si kyç për tejkalimin e sfidës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Devid Gir, iu referua punës dhe mbështetjes nga Bashkimi Evropian për shtetin.

“Projekti që po festojmë sot është vetëm një nga iniciativat e shumta të BE-së për të përforcuar ligjet e brendshme për të parandaluar dhe mbrojtur nga diskriminimi. Ai vjen paralelisht me aktivitete dhe grante të ndryshme që ne u ofrojmë organizatave të shoqërisë civile – për të ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për parimet e mosdiskriminimit dhe si t'i zbatojmë ato në praktikë”, tha ambasadori Gir.

Ai theksoi se delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është gjithmonë i gatshëm për të ofruar ekspertizën e nevojshme për shtetin, por edhe se shteti dhe institucionet pritet të punojnë me përkushtim në avancimin e fushave kritike në shtet.

“Për më shumë se 20 vjet, Institucioni i Avokatit të Popullit ka autoritetin për të monitoruar zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve në organet e qeverisjes shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucionet dhe shërbimet publike, një instrument që duhet të ndihmojë në krijimin e një ekuilibri në shoqëri, në radhë të parë në fushën e punësimit të të gjitha komuniteteve në administratë”, theksoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Ai shprehu kënaqësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut po ecën përpara në këtë fushë, duke ndjekur trendet dhe duke arritur të harmonizojë rregulloret e saj me të gjitha dokumentet dhe direktivat ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.