29.06.2023

Trençevska: Ligji për Barazinë Gjinore nuk është i njëjtë me Ligjin për Gjendjen Civile, ato janë dy ligje të ndryshme që trajtojnë problematika të ndryshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me një pjesë të ekipit të saj ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët me titull “Koncepti real i Projektligjit për Barazinë Gjinore”.

Tema e Brifingut ishte Propozimi Ligji për Barazi Gjinore, që u organizua me qëllim të zbardhjes së dilemave në opinion rreth kësaj zgjidhjeje të re të propozuar ligjore dhe marrjen e informatave të sakta për informimin e duhur të publikut.

Gazetarët patën mundësinë të dëgjojnë më shumë për nevojën dhe qëllimin e sjelljes së kësaj zgjidhjeje ligjore, thelbin e ligjit, si dhe dallimin ndërmjet Ligjit të Propozuar për Gjendjen Civile dhe Ligjit të Propozuar për Barazi Gjinore.

Ministrja Trençevska sqaroi se bëhet fjalë për dy ligje të ndryshme që trajtojnë probleme të ndryshme.

"Ligji i propozuar për Barazinë Gjinore trajton mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. Propozim Ligji avancon pozitën e gruas në të gjitha sferat e shoqërisë. Ky ligj nuk ka të bëjë me ndryshimin e gjinisë apo martesat e të njëjtit seks, por ka të bëjë me përmirësimin e pozitës së gruas, si dhe me mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë në shoqëri. Vendosja e barazisë, krijimi i dukshmërisë së gruas në shoqëri është qëllimi i vetëm i krijuesve të këtij ligji”, potencoi Trençevska.


Ministrja theksoi se Projektligji për Barazi Gjinore është ende në proces konsultimi dhe nuk është futur as në procedurë qeveritare. Gjithashtu shtoi se procesi do të vazhdojë në mënyrë që të dëgjohet te të gjitha palët e interesuara në shoqëri.

Ministrja sqaroi se barazia gjinore nuk është e njejtë me konceptin seksual.

“Koncepti i gjinisë dhe seksit nuk janë të njëjta me identitetin gjinor. Ato janë të përcaktuara në përputhje me legjislacionin ekzistues në vend dhe në përputhje me atë që shteti ka marrë si detyrim nga Konventa e Stambollit”, shtoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.