29.06.2023

Trençevska: Mbështetësit kryesorë të organizatave rinore duhet të jenë institucionet e Qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e manifestimit të organizuar nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë, që u organizua me rastin e përkujtimit të 10 viteve të ekzistencës së tyre. Në këtë aktivitet, ministri iu drejtua panelit “Zgjidhjet rinore për sfidat rinore”.

Në panelin e diskutimit Trençevska foli për masat dhe politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në cilësinë e jetës së të rinjve në vend. Ajo iu referua Garancisë për Rininë, Planit Operativ për masat dhe programet aktive me fokus të veçantë në masën e vetëpunësimit dhe masën e përvetësimit të aftësive të TI.

Ministrja në fjalën e saj inkurajoi Këshillin Rinor Kombëtar të Maqedonisë që të vazhdojë punën në të njëjtin drejtim.

“Me këtë rast do të theksoja edhe një herë rëndësinë e KKRM,i cili është përfaqësues i shoqatave rinore, që bashkon, punon dhe përpiqet për përfshirje më të madhe të të rinjve në shoqëri, ju uroj që të vazhdoni punën tuaj. Jini të zëshëm dhe aktiv dhe në këtë mënyrë mund t'i zgjidhim sfidat e të rinjve së basku”, theksoi Trenchevska.

Në fund të fjalës së saj, ministrja inkurajoi të gjitha organizatat rinore dhe theksoi se mbështetësit kryesorë të tyre duhet të jenë institucionet e Qeverisë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.