16.06.2023

Trençevska: Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull për vendet e rajonit në lidhje me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtoreshën e përgjithshme të sapozgjedhur të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Ejmi E. Poup, e cila është drejtoresha e parë femër e IOM-it.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin është organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e migracionit dhe është e përkushtuar ndaj parimit që migrimi njerëzor dhe i rregullt është në dobi të migrantëve dhe shoqërisë. Në takim u bisedua për fushat në të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim bashkëpunojnë me fokus në migrimin e brendshëm dhe të jashtëm, trafikimin e qenieve njerëzore dhe barazinë gjinore.

Trençevska theksoi se raporti i Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore është publikuar së fundmi, duke theksuar trajtimin e mirë nga shteti ndaj sfidës së trafikimit të qenieve njerëzore. Ministrja tregoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe krijimin e ekipeve operative të përbërë nga përfaqësues të IOM-it, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe sektorit joqeveritar që punojnë në mbrojtjen dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Trençevska poashtu theksoi edhe përforcimin e kapaciteteve të punonjësve në institucione sa i përket sfidës.

U hap edhe tema e fuqisë punëtore në tregun e punës në vend, si dhe si mund të arrihet bashkëpunimi për të drejtuar migrantët e rregullt për t'iu bashkuar tregut të punës. Sipas drejtoreshës së IOM-it, ky lloj orientimi i migrantëve duke përshtatur rregulloret ligjore mund të plotësojë nevojat e kërkesës së tregut të punës, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe të punës.

Në fund të takimit, drejtoresha i IOM-it, Poup iu referua edhe çështjes së barazisë gjinore dhe e quajti ministren Trençevska kampione në rajon në luftën për barazi gjinore. Biseda u fokusua në fushatën “E zëshme dhe e guximshme” e zbatuar në muajin mars për promovimin e barazisë gjinore, shëndetin mendor dhe fuqizimin ekonomik të grave, por edhe nevojën për vazhdimin e aktiviteteve të tilla.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.