01.06.2023

Trençevska: Sa më shumë buzëqeshje fëmijësh përmes reformave të suksesshme sociale dhe veprimeve të zbatuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot hapi manifestimin “Për më shumë buzëqeshje të fëmijëve”, që ka për qëllim promovimin e familjeve kujdestare. Në këtë manifestim folën kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinovski dhe drejtoresha nacionale e SOS Fshati për Fëmijë - Maqedoni, znj.Juliana Gapo.

“Zgjedhja e drejtë e formës së mbrojtjes së fëmijëve jetimë dhe kujdesit prindëror do t'u mundësojë fëmijëve të krijojnë një mjedis të sigurt familjar dhe një të ardhme të planifikuar, por edhe të zhvillojnë persona që do të duhet të mbajnë përgjegjësinë si të rritur të përgatitur për të ardhmen. Fëmijët në familjet kujdestare marrin një shtëpi, një ndjenjë normaliteti dhe identiteti si pjesë e njësisë familjare”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se kujdestaria i jep fëmijës mundësinë për të zhvilluar lidhjen emocionale, besimin, vetëvlerësimin dhe mundësinë për të mësuar aftësi të vlefshme jetësore.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdimisht avokon dhe mbështet procesin e përforcimit të mëtejshëm të sistemit të kujdesit ndaj fëmijëve. Pavarësisht progresit të rëndësishëm, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të identifikuar më shumë familje kujdestare në të gjithë vendin. Për këtë qëllim, vitin e kaluar Ministria ka mbështetur fushatën SOS Fshati i Fëmijëve, ndërsa këtë vit me mbështetjen e UNICEF-it po zbatohet një fushatë që synon mobilizimin e familjeve të reja kujdestare, me fokus në familjet kujdestare urgjente dhe të specializuara të cilat mund të ofrojnë përkujdesje të specializuar për fëmijët në rrezik specifik”, theksoi Trençevska.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se po flet nga këndvështrimi i angazhimit dhe përkushtimit personal për rritjen e numrit të kujdestarëve. Dhe theksoi se suksesi i procesit të deinstitucionalizimit mund të konfirmohet vetëm përmes numrit të buzëqeshjeve të fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.