19.06.2023

Trençevska: Shtëpia e të moshuarve, Dr. Ivan Vlashki, u bë me kuzhinë të re dhe janë janë në zhvillim e sipër aktivitetet e ndërtimit të një objekti për 28 persona të rinj

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski dhe drejtoreshën e Shtëpisë së të moshuarve, dr. Ivan Vllashki, Zhivka Bojçovska, sot paralajmëruan hapjen e kuzhinës së re për nevojat e shtëpisë.

“Si Qeveri dhe ministri kompetente punojmë në vazhdimësi për avancimin e cilësisë së jetës së të moshuarve. Si veçanërisht domethënës dua të theksoj bashkëpunimin me bashkësinë lokale, sepse secila komunë i di më së miri nevojat e banorëve të saj”, tha ministrja Trençevska.

Objekti është ndërtuar me fondet e Shtëpisë së të Moshuarve dhe nga buxheti i komunës,në vlerë të përgjithshme prej rreth dhjetë milionë denarë dhe do të ofrojë shërbim të ri për përfituesit.

“Besojmë se duke u ofruar shfrytëzuesve ushqimet e tyre në Shtëpinë e të Moshuarve do të përmirësohen shërbimet në objekt, përfituesit do të jenë edhe më të kënaqur, si dhe njëkohësisht do të krijohen vende pune shtesë, dhe shpresoj për shërbime sociale shtesë në të ardhmen, të cilat natyrisht janë në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale”, theksoi kryetari Pekevski.

Shtëpia e të moshuarve në Berovë është i vetmi institucion i këtij lloji në rajonin lindor dhe kërkesa për shërbimet e këtij institucioni është e madhe. Prandaj, avancimi i shërbimeve në institucion është i një rëndësie të madhe për popullatën e Berovës dhe gjithë rajonin lindor.

Drejtoresha e Shtëpisë së të moshuarve, Bojçovska, informoi se shtëpia aktualisht ka 39 shtretër. Ajo bëri me dije se në vitin 2019 shtëpia është zgjeruar me 14 shtretër, në vitin 2021 me 10 të tjerë dhe këtë vit ka filluar rikonstruksioni i objektit, lamella 4, e cila do të sigurojë strehim për 28 persona të rinj.

Me këtë rast ministrja Trençevska informoi se lamella e re 4, e cila është investim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, vlen rreth 11 milionë denarë.

Trençevska shtoi se në të njëjtën kohë me komunën e Probishtipit dhe komunën e Kavadarit janë duke punuar në dokumentacionin e projektit për ndërtimin e shtëpive të reja për të moshuarit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.