09.06.2023

Trençevska: Sistemi i mbrojtjes sociale ofron mbështetje për personat e pastrehë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në debatin shkencoro-profesional mbi studimin shkencor-hulumtues të përgatitur nga ekipi kërkimor në kuadër të projektit “Shtigjet e personave të pastrehë: para apo gjatë kohës së pastrehimit”. Debatin shkencor dhe profesional e organizon Fakulteti i Sigurisë – Shkup.

“Paraqitja e të pastrehëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është prezente për një kohë të gjatë. Është e pranishme në zonat urbane dhe është karakteristikë për popullsinë e të gjitha moshave dhe etnive, siç tregohet nga kërkimet tuaja shkencore lidhur me të pastrehët. Pavarësisht nga arsyet që i kanë çuar në gjendjen e mungesës së shtëpisë, e përbashkëta e të gjithëve është se nuk kanë kushtet për strehim adekuat dhe të përshtatshëm, nuk kanë burimet e tyre të të ardhurave, me të cilat do të siguronin një minimum jetese, i kanë shkëputur pjesërisht ose plotësisht lidhjet me mjedisin e tyre familjar dhe social dhe duke jetuar si të pastrehë, janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta për shëndetin dhe jetën e tyre”, tha Trençevska në fjalimin e saj.

Ministrja tha se pastrehimi është një problem kompleks që kërkon një qasje në shumë aspekte. Ajo theksoi se mbetet nevoja për përfshirje dhe koordinim më të madh të të gjithë sektorëve për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo kategori personash.

“Sistemi i mbrojtjes sociale ofron mbështetje për personat e pastrehë duke siguruar dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale, si dhe strehimin e përkohshëm në një qendër për personat e pastrehë, megjithatë, sigurisht që ato masa nuk janë të mjaftueshme për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen të pastrehët”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se proaktiviteti i komunave është i një rëndësie të veçantë sepse në këtë mënyrë shërbimet sociale mund të afrohen me qytetarët në nivel lokal.

Ministrja iu referua edhe ndërmarrjeve sociale dhe theksoi se Ministria është në proces të hartimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale, në të cilin marrin pjesë të gjitha institucionet relevante dhe sektori civil dhe theksoi se ky ligj i propozuar njeh edhe ndërmarrjet sociale për riintegrim social dhe punësim.

“Përmes Ligjit për Ndërmarrjet Sociale do të fillojnë aktivitetet që synojnë përmirësimin apo fitimin e kualifikimeve, kompetencave, njohurive dhe aftësive të reja të personave në rrezik të përjashtimit social, përmes trajnimeve dhe punës, me qëllim të qasjes më të lehtë në tregun e punës, duke punuar në fushën e angazhimit në punë sociale dhe ndërmarrjeve sociale për integrim në punë, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i personave në rrezik të përjashtimit social në tregun e punës duke i përfshirë ata në procesin e punës”, shtoi Trençevska.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se vazhdojnë përpjekjet për avancimin e jetës së të pastrehëve edhe më tutje.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.