30.06.2023

Trençevska: Të drejtat dhe shërbimet sociale po i sjellim më afër qytetarëve, është hapur zyra e re rajonale për punë sociale në Bogdancë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov dhe drejtoreshën e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Komunës së Gjevgjelisë, Vaska Ilieva, zyrtarisht e hapën zyrën rajonale për punë sociale në Komunën e Bogdancës e cila do të funksionojë si pjesë e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale, Gjevgjeli.

Ministrja Trençevska me këtë rast iu referua përkushtimit të Qeverisë për drejtësi sociale, inkluzivitet dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Hapja e zyrës rajonale për çështje sociale në Komunën e Bogdancit, e cila do të funksionojë në Qendrën për Punë Sociale, Gjevgjeli, është konfirmim se për ne të gjithë qytetarët janë të barabartë. Nga sot banorët e Komunës së Bogdancit, së bashku me vendbanimet tjera, kanë mundësi të kenë qasje në të drejtat dhe shërbimet sociale në vendbanimin e tyre”, tha Trençevska.

Bëhet fjalë për 569 shfrytëzues të të drejtave sociale, 40 shfrytëzues të shërbimeve sociale, përkatësisht mbi 600 shfrytëzues të të drejtave dhe shërbimeve nga sistemi i mbrojtjes sociale nga Bogdanci, Stojakova, Gjavato dhe Selimlija. Këta qytetarë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë në Gjevgjeli për të ushtruar të drejtat dhe shërbimet e tyre nga sistemi i mbrojtjes sociale.

Ministrja Trençevska falënderoi komunën e Bogdancit dhe kryetarin Shapov për ndarjen e hapësirës për zyrë për punë sociale. Ky është një konfirmim i dëgjimit të komunitetit lokal për nevojat e banorëve të tij.

Ministrja Trençevska theksoi se kujdesi për të gjithë qytetarët ishte në agjendën e kësaj qeverie që nga fillimi dhe kështu vazhdon.

“Reforma sociale është krijuar në atë frymë, për të siguruar një jetë dinjitoze për ata qytetarë të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të sigurojnë në mënyrë të pavarur mjete të mjaftueshme për jetesë dhe për ata që kanë nevojë për mbështetje”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.