02.06.2023

U zhvilluan trajnime për trajnerë, për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNFPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar realizuan trajnimin e trajnerëve për bazën e parë të trajnerëve për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje dhe dhe veprim dhe bashkëpunim multi-sektorial.Trajnimi u zhvillua në dy module.

Në modulin e parë është realizuar trajnimi për zbatimin e edukimit fillestar të profesionistëve për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje, ndërsa në modulin e dytë është realizuar trajnimi për zbatimin e edukimit të profesionistëve për bashkëpunim multi-sektorial.

Personat që ndoqën trajnimet fituan aftësi të cilat do t'i shfrytëzojnë në drejtim të trajnimit të profesionistëve që janë në vijën e parë të veprimit me synimin për një koordinim dhe bashkëpunim të suksesshëm të partneritetit shumësektorial në përgjigjen institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje. Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Instituti për Veprimtari Sociale, Qendra e Trajnimeve të MPB-së, si dhe përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile. Në të ardhmen është planifikuar të realizohet një seri tjetër trajnimesh për trajnerë për të përforcuar kapacitetet e sa më shumë njerëzve në administratën publike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.