07.02.2022
Trençevska për TV 24: Jam optimiste se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për rritjen e pagës minimale
Besoj se vazhdimi i dialogut social të Këshillit Ekonomik dhe Social do të sjellë zgjidhjen më të përshtatshme, e cila do të pranohet nga të gjithë partnerët social. Për ne si Qeveri, përmirësimi i gjendjes ekonomike të punëtorëve është prioritet kryesor dhe do të rritet paga minimale, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Treçevska, në intervistën e sotme në TV 24. Ministrja tha se është optimiste se do të gjendet një zgjidhje e mirë për punëtorët, punëdhënësit dhe për Qeverinë si partnerë.
![](content/images/sliki_2022/fevruari/slika 1 TV 24.jpeg)
“Besoj se në Këshillin Ekonomik dhe Social propozimi do të pranohet nga të gjithë partnerët social. Kur kemi dialog konstruktiv të KES, gjithmonë arrijmë në një zgjidhje që është më e mira për të gjitha palët e përfshira. Buxheti është në gjendje të mirë dhe çdo zgjidhje e propozuar do të mbështetet me financa”, tha ministrja Trençevska.
Ministrja Trençevska theksoi se kërkesa e Federatës së Sindikatave, të cilën e përkrahin edhe sindikatat tjera, është reale sepse është në përputhje me koston e jetesës dhe shportën e konsumatorit. Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 18.000 denarë ose 62% nga paga mesatare. Organizata e punëdhënësve kërkon miratimin e pagës minimale me 50% të pagës mesatare, Konfederata e Bizneseve të Maqedonisë propozon dhënien e ndihmës financiare për pagesën e pagës minimale nga buxheti i RMV-së.