20.09.2021

Ministrja Shahpaska në shënimin e 75-vjetorit të ekzistimit të Lidhjes së Pensionistëve: Krijojmë sisteme, që siguron pagesë në kohë dhe rritje të sigurt të pensioneve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të pranishëm në shënimin e Ditës së Pensionistëve dhe jubileut 75-vite nga ekzistimi i Lidhjes së Pensionistëve.

 

Me këtë rast, ministrja Shahpaska uroi të gjithë pensionistët, dhe i falënderoi për përkushtimin dhe entuziazmin me të cilin ata kontribuojnë në krijimin e shtetit tonë.

“Njohurinë e tyre, mençurinë dhe përvojën i krijuam në themelet e shtetit tonë. Falë jush dhe sakrificës tuaj sot Republika e Maqedonisë së Veriut është e pavarur, e prosperuar, anëtare e NATO-s dhe një vend që ecën me guximin në rrugën evropiane”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se kujdesi i pensionistëve për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale mbetet prioritet kryesor. Tha se mirëmbajtja e stabilitetit të Fondit Pensional dhe në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga pandemia me Covid-19 dhe pagesa e rregullt e pensioneve është konfirmim për këtë.

 

“Mesazhi ynë është i qartë, krijojmë sistem, sipas së cilit pensionistët do të kenë siguri dhe rritja e pensioneve të tyre nuk do të varet nga ndonjë vullnet politik ose nga ajo se a do të ketë zgjedhje. Në përputhje me Ligjin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, përputhshmëria e rregullt e pensionit kryhet dy herë në vit, nga 1 janari dhe nga 1 korriku, sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës në gjysmë vjetorin e kaluar lidhur me gjysmë vjetorin paraardhës. Pensionistët edhe këtë vit, pavarësisht pandemisë, morën një rregullim të dyfishtë të pensioneve sipas rritjes së shpenzimeve për jetë. Me përfundimin e krizës do të krijohen kushte që askush në vend të mos ketë pension më të ulët nga 10.700 denarë”, potencoi Shahpaska.

Në fjalimin e saj, ministrja foli edhe për Ligjin e Sigurisë Sociale për të moshuarit që siguron kompensim mujor prej 6.000 denarë, personave të rritur që nuk janë shfrytëzues të pensionit dhe shërbime të tjera sociale dhe shtesë prej 1.000 denarë, për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për konsumin e energjisë në familje.

 

Pension shtetëror social shfrytëzojnë 9.446 qytetarë. Ndërsa të gjithë pensionistët që kanë pension nën 14.000 denarë janë të liruar nga pagesa e participimit spitalor.

Ministrja Shahpaska e theksoi rëndësinë për zbatimin e shërbimit, ndihmës dhe kujdesit të personave të moshuar në shtëpi, që siguron kujdes nga ana e infermierëve të trajnuar që u ndihmojnë personave të moshuar në aktivitetet e përditshme dhe të cilën do ta zbatojnë 300 infermierë, ndërsa do të përfshihen 900 pensionistë në tërë vendin.

Në fund të fjalimit të saj, ministrja, falënderoi dhe përgëzoi pensionistët për përgjegjësinë e tyre shoqërore ndaj procesit të imunizimit me çka drejtpërdrejtë kontribuojnë në përforcimin e imunitetit kolektiv në luftë kundër pandemisë.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.