21.09.2021

MPPS: Deputetët e opozitës të mos e bllokojnë zgjidhjen ligjore për të Dielën - ditë e pushimit javor, punëtorët e presin këtë të drejtë 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos pengojnë procedurën parlamentare për Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës, i cili përcakton se dita e diel është ditë e pushimit javor.

 

Fatkeqësisht, gjatë gjithë ditës, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, për shkak të vërejtjeve procedurale, nuk ishte në gjendje të hapte një debat mbi Projekt-ligjin, të cilin punëtorët e presin dhe i cili duhet të fillojë të zbatohet nga 1 tetori i këtij viti.

Ky Projekt-ligj lejon që mbi 92 për qind e të punësuarve të pushojnë të dielave dhe kështu të krijojë një ekuilibër mes jetës profesionale dhe private. Për më tepër, zgjidhja ligjore, që është në leximin e dytë në Komisionin amë parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale, për përqindjen e vogël të punëtorëve që do të punojnë të Dielën garanton një shtesë të paktën 50 për qind më të lartë të mëditjeve dhe ditëve të pushimit.

Për këto arsye, është jashtëzakonisht e rëndësishme që deputetët si nga shumica në pushtet ashtu edhe nga opozita të jenë konstruktivë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve.

Ju kujtojmë se Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës është përgatitur përmes një diskutimi të gjerë dhe konstruktiv dhe ka marrë mbështetje të fortë nga përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.