16.09.2021

MPPS: Më shumë se 400 terme dhe definicionet e tyre nga terminologjia për barazi gjinore në dispozicion në gjuhën maqedonase 

Qytetarët e vendit prej sot do të kenë në dispozicion më shumë se 400 terme dhe definicionet e tyre nga terminologjia për barazi gjinore. Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) e përktheu Fjalorin që i përmban të gjitha sinonimet dhe konceptet përkatëse në gjuhën maqedonase.

 

Qëllimi i Fjalorit me fjalë maqedonase është një kuptim i përbashkët i termeve për barazi gjinore në komunikimin e ndjeshëm të kësaj teme në BE dhe më gjerë. 

Për temën “Komunikimi i ndjeshëm për gjininë” u organizua një punëtori virtuale dyditore e rajonit. Më shumë se 60 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Turqia patën mundësinë të mësojnë si të përdorin dhe promovojnë gjuhën e përgjegjshme dhe përfshirëse gjinore në punën e tyre, në dokumentet nacionale, si dhe në komunikimin publik.  

Nga viti 2013, Instituti Evropian për Barazi Gjinore punon në shtatë shtete kandidate për anëtarësim në BE dhe kandidate potenciale e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për të ndërtuar kapacitetin e tyre të barazisë gjinore sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA) nga Komisioni Evropian. 

Fjalori me të cilin ndërtohet kuptimi i përbashkët për nocionet për barazi gjinore, përveç në gjuhën maqedonase, është i parashikuar edhe për gjuhën shqipe, serbe dhe gjuhën boshnjake. 

Fjalori është i aksesueshëm në këtë link : A-Z Index | European Institute for Gender Equality (europa.eu)

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.