20.09.2021

Shahpaska: Avancimi i cilësisë i personelit profesional është parakusht për arsimin cilësor parashkollor 

Ngritja e cilësisë së shërbimeve në arsimin parashkollor dhe kujdesi që duhet të sjellë deri në arritje më të mëdha arsimore, zhvillim personal dhe përfshirje sociale të fëmijëve, ishte temë të takimit të sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me ekipin e ekspertëve që punon në Projektin “Ngritja e cilësisë së arsimit parashkollor dhe kujdesit”, i financuar në kuadër të Aksionit 4 “Arsimimi, punësimi dhe politika sociale” i Programit të Veprimit të IPA 2017.

 

Ministrja Shahpaska vlerësoi se prioritet kryesor është të sigurojë model më të  mirë, me të cilin do të avancohet cilësia e arsimimit parashkollor të fëmijëve, përmes avancimit të cilësisë së personelit profesional në kopshtet. 

Në takim, ministrja Shahpaska udhëzoi se projekti do të kontribuojë për zhvillim profesional dhe në karrierë të personelit profesional në kopshtet sipas standardet evropiane. Ajo propozoi krijimin e sistemit të meritës të themeluar mbi vlerat objektive.

 

“Sistemi i meritës do të kontribuojë për avancimin e rolit të profesionit profesional në kopshte. Ai do të jetë i themeluar në vlera që garantojnë objektivitet. Zhvillimi i karrierës do të jetë sipas rezultatet e arritura. Dëshirojmë t’i ndërtojnë vlerat. Vetëm ashtu do të avancojmë cilësinë e arsimit në moshën parashkollore. Kjo do të thotë edhe motivim për të punësuarit për formim dhe avancim”, tha ministrja Shahpaska.

 

Krijimi i sistemit të trajnimeve dhe krijimi i modeleve, licencimi i personave profesional dhe përforcimi i pjesëmarrjes prindërore në kopshtet e fëmijëve, në veçanti të prindërve në rrezik dhe fëmijët që janë të përjashtuar nga shoqëria janë pjesë e modeleve përmes së cilëve do të avancohet cilësia në arsimin parashkollor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.