23.09.2021
Shahpaska: Deputetët e opozitës të mos e bllokojnë Projekt-ligjin për të dielën – ditë e pushimit javor
“Deputetët e opozitës duhet të tregojnë ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve dhe t'i japin fund bllokadës për të krijuar kushte të kalojë projekt-ligji për të dielën – ditë e pushimit javor përmes procedurës parlamentare”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në intervistë për “Utrinski brifing”. Sipas saj, çdo vonesë do të thotë zgjatje e zbatimit të kësaj të drejte që punëtorët presin. Shumë punëtorë do të jenë në vendet e punës në vend që të jenë pranë familjeve të tyre të dielave dhe nuk do të paguhen shtesë për këtë.
![](content/images/2021/sl.pecat/viber_image_2021-09-23_10-42-43-8581_con.jpg)
“Po përfitoj nga ky rast për t'u apeluar edhe një herë deputetëve të opozitës që të mos e pengojnë procedurën parlamentare për Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës, i cili e përcakton të dielën si ditë pushimi javor”, tha ministrja Shahpaska.
Ky projekt-igj, i cili është në leximin e dytë në procedurën parlamentare, u mundëson 92 për qind të punëtorëve të pushojnë të dielave. Kjo zgjidhje ligjore garanton të paktën 50% mëditje më të lartë për punë të dielave dhe ditëve të pushimit. Sa u përket punëtorëve në qendrat tregtare, mëditja e tyre për punë të Dielën do të jetë 100% më e lartë se e zakonshme, kurse orari i punës do të jetë nga 10 e mëngjesit deri në 18.
Kjo zgjidhje e propozuar ligjore është miratuar pas një diskutimi të gjerë dhe konstruktiv ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.