30.09.2021

Shahpaska: Gjatë vizitës në shtëpinë e grupit të vogël pashë fëmijë të lumtur që tani po përballen me sukses me sfidat e jetës

“Vizita e sotme e grupit të vogël të punës në Shkup është vetëm një konfirmim për suksesin e reformës sociale, me të cilën tërësisht e ndryshuam përkujdesjen institucionale të fëmijëve. Sot, të rinjtë me probleme edukative sociale në vend të institucioneve të mëdha janë sistematizuar në shtëpi të vogla të grupit, ku fitojnë ngrohtësi familjare dhe përkujdes nga kujdestarët”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjatë vizitës së shtëpisë së vogël të grupit që është brenda Institucionit Publik “25 Maji”. Me procesin e deinstitucionalizmit, fëmijët me probleme edukative-sociale janë sistemuar në objektet me kapacitete deri në shtatë fëmijë, ndërsa ata me sjellje të çrregullt në objekte deri në pesë fëmijë.

“Fëmijët me të cilët sot u takova, me sukses risocializohen, mësojnë dhe rregullisht shkojnë në shkollë, ku shënojnë suksese. Avancojnë në jetë sepse tani ecin drejt rrugës së duhur, duke krijuar për vete hapësira në shoqëri. Në shtëpitë e vogla të grupit ata hasen me shprehitë e përditshme që më parë iu kanë munguar, sepse përveç kujdesit familjar, këtu kanë këndin e tyre personal ku i realizojnë aktivitetet e tyre të përditshme, siç janë shoqërimi me bashkëmoshatarët e tyre edhe në shtëpi edhe jashtë saj. Për ata kujdeset një ekip profesional i kujdestarëve, psikolog, pedagog, punonjës social dhe defektolog, të cilët rregullisht 24 orë, 365 ditë në vit punojnë me fëmijët, duke iu dhënë mbështetje psikologjike – sociale. Ata përmes punës individuale me çdo fëmijë e zbulojnë talentin e tyre dhe e drejtojnë dhe inkurajojnë t’i realizojnë idetë e tyre dhe planet. Së bashku i tejkalojnë edhe sfidat por, së bashku i festojnë edhe fitoret dhe sukseset, sepse funksionojnë si një familje e madhe ku çdo anëtar është i barabartë. Tani fëmijët kanë plane për të ardhmen e tyre”, tha Shahpaska.

Me transformimin e përkujdesit institucional në strehimin në grup, përveç që përmirësohen kushtet për jetë të fëmijëve dhe shprehitë e tyre higjienike, të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare kanë miqësi të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga mjedisi.

Mësojnë dhe i përmirësojnë aktivitetet sportive dhe të tjera, por edhe si t’i respektojnë kujdestarët dhe personat e tjerë të jashtëm, për rregullat e jetesës në shtëpinë e vogël të grupit, për rendin ditor dhe ngjashëm. Shahpaska potencoi se është shumë e rëndësishme që ekipet profesionale i mësojnë fëmijët dhe komunitetit, në ndihmën reciproke dhe mbështetje.

“Procesi i deinstitucionalizimit tek fëmijët është përfundimtar, të gjithë fëmijët janë sistematizuar në formë tjetër të përkujdesjes më e përshtatshme për nevojat e tyre. Vazhdojmë me procesin tek përfituesit e tjerë të shërbimeve në Entin Special “Demir Kapi”, Enti i mbrojtjes dhe rehabilitimit Banja Bansko dhe Enti i rehabilitimit të fëmijëve dhe të rinjve “Fushë Topanë”. Çdo qytetarë meriton kushte për jetesë dinjitoze dhe mbështetje në funksionimin e jetës së tij të përditshme”, tha Shahpaska. 

Në takim me fëmijët në shtëpinë e vogël të grupit, mori pjesë edhe përfaqësuesi i MPB-së, e cila si institucion ka rëndësi të madhe në risocializimin e tyre. Përmes qasjes miqësore me fëmijët bëhet fjalë për pasojat e kryerjes së veprave penale. Tek fëmijët zhvillohet mendimi negativ për policinë dhe fitohet besimi se ata janë këtu për t’ju ndihmuar.

Ministrja Shahpaska gjatë vizitës së grupit të vogël të punës, tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të kujdeset për të gjithë qytetarët, në veçanti për kategoritë e rrezikuara, të cilëve ndihma iu është e domosdoshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.