01.09.2021

Shahpaska: Kopshte të sigurta për një të ardhme të sigurt për më të vegjlit tanë, vaksinohuni 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e vizitoi kopshtin e fëmijëve “Luledielli”, klon i KFP “Veseli cvetovi” në Komunën e Kisella Vodës. Në ditën e parë të muajit shtator, kur numri i fëmijëve në kopshte po rritet, ministrja apeloi për rëndësinë e respektimit të protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Ajo theksoi se gjendja në kopshtet është stabile.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojnë të kujdesen për shëndetin e më të vegjëlve tanë sepse fëmijët janë pasuria jonë e paçmuar.“Duke marrë parasysh faktin se nga një shtatori rritet edhe numri i fëmijëve të pranishëm në kopshte, sot vizitojmë klonin e “Luledielli” në kuadër të kopshtit “Veseli cvetovi” në Komunën e Kisella Vodës. Dua të ndajë me qytetarët se në përputhje me seksionin e fundit 71% e punonjësve në kopshte tani më janë të vaksinuar. Megjithatë, kur flasim për për qindjen e përkëdhelësve dhe edukatorëve të vaksinuar, ky numër është ende më i madh. Apelojë deri te të gjithë të punësuarit të qasen drejt procesit të vaksinimit sepse përmes kujdesit të imunitetit personal, ata kontribuojnë për imunitetin kolektiv dhe para se gjithash për të rinjtë tanë, përkatësisht fëmijët të sistemuar në kopshtet e fëmijëve”, tha Shahpaska.

 

Ajo potencoi se në drejtim të sigurimit në një siguri shëndetësore sa më të madhe, të punësuarit në kopshtet e fëmijëve duhet të respektojnë Protokollin e parandalimit dhe mbrojtjes nga përhapja e virusit, si mjet themelor për funksionimin e pandërprerë të kopshteve të fëmijëve. Kështu MPPS organizoi një takim on-line ndërmjet punonjësve në kopshtet me mjekët Zharko Karaxhovski, Kristina Stavridis dhe Suzana Manevska, ku u qartësuan të gjitha dilemat që i shqetësojnë punonjësit në lidhje me imunizimin.

 

Gjatë vizitës, ministrja Shahpaska u informua se deri në fillimin e sezonit të ri të ngrohjes, kloni “Luledielli” me kapacitet për 180 fëmijë do të ketë fasadë të re energjetike. Rikonstruimi është në bashkëpunim midis Komunës së Kisella Vodës dhe Kompanisë USJE. Ky është shembull i një bashkëpunimi të mirë në interes për kujdes më të mirë të fëmijëve, tha Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.