17.09.2021

Takim i Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Shahpaska me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Sahakjan: Puna e investuar dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ishin parakusht për suksesin e projekteve të përbashkëta  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim lamtumirës me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakjan. Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm midis UNDP -së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se mbështetja që MPPS -ja po merr prej vitesh nga UNDP -ja është shumë e rëndësishme, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19. 

“Ne kemi realizuar shumë projekte për trajnime për personat me aftësi të kufizuara për qasje më të lehtë në tregun e punës. Kemi investuar në përfshirjen sociale, në ndihmën dhe mbështetjen për të moshuarit, tek personat me aftësi të kufizuara, dhe sinqerisht besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë me përfaqësuesin e ri të UNDP -së dhe i njëjti vetëm se do të përforcohet”, tha Shahpaska. 

Të dyja bashkëbisedueset shprehën kënaqësinë dhe theksuan se aplikacioni digjital - Audio lexuesi “Kiko” është një nga shërbimet më të rëndësishme të ofruara, sepse për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut personat me shikim të kufizuar fituan një lexues në gjuhën e tyre amtare. 

“Aplikacioni ‘Kiko’ ndihmon peronat me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme, por edhe në kryerjen e përgjegjësive të punës. Në tetor edhe personat me shikim të kufizuar, gjuha amtare e të cilëve është shqipja, do të kenë mundësinë të përdorin plotësisht falas audio lexuesin ‘Hana’. Ishte kënaqësi e madhe që bashkëpunimi nuk mungoi edhe në shumë sfera të tjera në fushën e reformave sociale që Qeveria është e angazhuar”, tha ministrja Shahpaska.

 

Në takim, Sahakjan shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi është zhvilluar pa probleme dhe theksoi se UNDP-ja do të vazhdojë të mbështesë të gjitha projektet e MPPS-së që do të propozohen për të përmirësuar të drejtat sociale në vend. 

“Mundi i investuar dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ishin parakusht për suksesin e projekteve të përbashkëta. UNDP-ja do të vazhdojë të jetë një partner i ngushtë zhvillimor i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Sahakjan. 

Në takim, përfaqësuesja e UNDP-së,  Sahakyan falënderoi ministren Shahpaska për bashkëpunimin e suksesshëm me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Mandati trevjeçar i Sahakjan përfundon në tetor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.