16.09.2021

Takimi i ministres Shahpaska me drejtoreshën rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi takim me drejtoreshën rajonale të UN Women për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir.

Qëllimi i takimit ishte të bisedohet për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të barazisë gjinore, konkretisht për zbatimin e Projektit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe ndërtimi i kapaciteteve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor ka bërë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë lidere në rajon në lidhje me integrimin e perspektivës gjinore në planifikimin strategjik, krijimin e politikave dhe proceseve të buxhetimit. Për këtë meritë të madhe ka bashkëpunimi afatgjatë me partnerin tonë strategjik UN Women”, tha ministrja Shahpaska.

Një nga projektet midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UN Women është projekti “Avancimi i institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor përmes integrimit sistematik të perspektivës gjinore në planifikimin strategjik dhe programimin e institucioneve qeveritare në Maqedoninë Veriore”.

Ky projekt ka dy qëllime: Përforcimin e kapaciteteve të nëpunësve shtetëror në ministritë përkatëse për të përfshirë perspektivën gjinore në politikat dhe buxhetet dhe krijimi i Qendrës së Trajnimit për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor për zhvillim të vazhdueshëm të kapaciteteve të nëpunësve shtetëror, shkëmbimi i njohurive dhe shkëmbimi i praktikave të mira.

“Përpjekja dhe puna e investuar gjatë zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor e bërë vendin tonë lider të Ballkanit. Do të doja sa më shpejtë ta shoh të hapur Qendrën e Trajnimit për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor sepse me funksionimin e tij do të bëhen ndryshime të mëdha dhe do të arrihet një avancim i madh në krijimin e barazisë gjinore, në çdo fushë”, tha drejtoresha rajonale Alia El Jasir.

Në takim, drejtoresha Alia El Jasir e përshëndeti bashkëpunimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me sektorët e tjerë, në veçanti Programi për ri-integrim në burgje, që paraqet një qasje inovative që duhet ta zbatojnë edhe vendet e tjera të rajonit, porositi ajo.

Gjithashtu, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkëpunon edhe në zbatimin e projektit të UN Women “Shërbime këshilluese për përfshirjen gjinore në administratën e Maqedonisë së Veriut”, qëllimi i së cilës është të mbështesë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin e ligjit të BE-së për barazi gjinore.

Ky projekt është dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Çështjeve Evropiane dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Në takim u bisedua edhe për miratimin e Strategjisë Nacionale të Barazisë Gjinore (2021-2026), Ligjin e ri i Barazisë Gjinore, krijimin e Qendrës përkatëse për krijimin e politikave dhe buxhetimi i barazisë gjinore dhe përforcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të ministrive përkatëse dhe agjencitë shtetërore.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.