21.10.2021

Shahpaska – Di Xhovani: Krijimi i një qendre të re për fëmijët me autizëm është prioriteti kryesor


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricija Di Xhovani, sot mbajti takim punues, ku u fol për një bashkëpunim të mundshëm në procesin e hapjes së Qendrës së Re Ditore për fëmijë me autizëm, për të cilin MPPS ka siguruar hapësirë në Shkup.

“Mbështetja e UNICEF-it si partneri ynë shumëvjeçar në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve do të jetë me rëndësi të madhe për realizimin e këtij projekti. Sipas analizave tona, krijimi i Qendrës Ditore për fëmijë që ballafaqohen me spektrin autik është më se e nevojshme. Çdo ndihmë dhe mbështetje është e mirëseardhur. Besojë se së bashku me UNICEF-in do t’i sigurojmë modelet dhe përvojat më bashkëkohore të vendeve të zhvilluara të cilat janë të zbatuara edhe tek ne”, tha Shahpaska.

Qendra Ditore e Autizmit do të formohej sipas modelit më bashkëkohor ku do të praktikohet një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillim personal dhe rehabilitim, që përfshin trajtime të specializuara dhe shërbime të fëmijëve me spektër autik të çrregullimit. Qasja do të jetë individuale në përputhje me nevojat e tyre, por do të jep dhe mbështetje të prindërve të fëmijëve me autizëm. Ministrja Shahpaska informoi se Ministria do të angazhohet edhe në përforcimin e Qendrës aktuale të fëmijëve me autizëm në Shtip.

Në takim u bisedua edhe për përfshirjen e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar dhe me vështirësi në të folur në kopshtet e fëmijëve. Kjo parashikon edhe sigurimin e nevojës së gjuhës së shenjave që fëmijët të përfshihen në procesin parashkollor edukativ dhe arsimor.


Nga përfaqësuesja e UNICEF-it Di Xhovani theksoi se do të sigurohet mbështetje më përkatëse për realizimin e Qendrës Ditore të Autizmit dhe të përfshirjes së fëmijëve me dëgjim të dëmtuar dhe vështirësi në të folur.

Në takim u fol edhe për rrjedhën e procesit të zbatimit të metodologjisë së rekomanduar nga OBSh-ja për vlerësimin e gjendjes dhe nevojës së personave me aftësi të kufizuara, “Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.