29.10.2021

Takimi Shahpaska-Duxhak: Bashkëpunimi i deritanishëm me OKB-në jep rezultate të shkëlqyeshme, vazhdojmë me realizimin e qëllimeve të përbashkëta, që nënkupton mundësi të barabarta për të gjithë, në veçanti për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot realizoi një takim pune me koordinatoren të përhershme të OKB-së Rosana Duxhak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e një pjesë të Agjencisë së OKB-së.

Në takimin e punës nga ana e ministres Shahpaska u prezantuan projektet në të cilat Ministria punoi periudhën e kaluar, rezultatet e arritura, por edhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Ministrja Shahpaska e theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit që agjencitë e OKB-së në vazhdimësi e japin për vendin tonë në avancimin e politikës sociale, por edhe në fushat e tjera të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Mbështetjen të cilën e marrim nga Kombet e Bashkuara në përgatitjen dhe në zbatimin e proceseve të reformave në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, si dhe në pjesën e marrëdhënieve të punës për ne si Qeveri dhe Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është me rëndësi të madhe.

Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i realizimit të qëllimeve të përbashkëta në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë qytetarët, me fokus të kategorive të rrezikuara vazhdon. Rezultatet pozitive të punës së deritanishme janë konfirmim se jemi në rrugën e duhur”, tha ministrja Shahpaska.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në vend, Rosana Duxhak, theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është një nga partnerët kryesor i agjencive të specializuara të OKB-së. Ajo theksoi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe e vlerësoi si me të vërtetë produktive iniciativën e ministres Shahpaska për mbajtjen e llojit të tillë të takimeve të punës ku janë përfshirë agjencitë e OKB-së. 

Kjo, theksoi Duxhak, paraqet një bashkëpunim të shkëlqyeshëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të paraqiten rezultatet e projekteve të përbashkëta, por edhe planet për një bashkëpunim të ardhshëm.

Ministrja Shahpaska, theksoi se avancimi i të drejtave dhe kushteve të personave me aftësi të kufizuara, përforcimi i përfshirjes së tyre në shoqëri, shërbimet sociale në nivel lokal, barazia gjinore, lufta institucionale kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, nxitje dhe mbështetje në punësimin e personave më rëndë të punësuar, rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor, janë fushat ku agjencitë e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në periudhën e ardhshme, ekipet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Agjencisë së OKB-së do të punojnë në përcaktimin e projekteve konkrete që nënkuptojnë avancimin e politikave në interes të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.