12.11.2025
Sabriu: Qëllimi ynë është të ofrojmë sistem që është njëkohësisht i qëndrueshëm dhe i drejtë, i cili, garanton sigurinë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Sistemi i qëndrueshëm i pensioneve - dy dekada progresi” nën organizimin e Asociacionit të Menaxhimit me Fondet Pensionale të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Sabriu theksoi se kur flitet për “20 vjet progres”, nuk u referohemi vetëm numrive, por edhe besueshmërisë, sigurisë dhe së ardhmes.
“U referohemi njerëzve – gjeneratave, të cilat punën e tyre e investuan në këtë sistem, duke besuar se çdo pagesë “sot” nënkupton jetë dinjitoze “nesër. Sistemi ynë i pensioneve është rrëfim mbi vizionin dhe këmbënguljen.

Së bashku – shteti, institucionet dhe shoqatat e pensioneve – ndërtuam model të qëndrueshëm, i cili mbijeton në kohë sfidash – ekonomike dhe demografike. Dhe kjo nuk është arritje e vogël. Është rezultat i përgjegjësisë dhe i partneritetit” - theksoi Sabriu.
Ai theksoi se Ministria e sheh të ardhmen e sistemit të pensioneve si histori njerëzore, jo vetëm si numër të buxhetit.
“Qëllimi ynë është të ofrojmë sistem që është njëkohësisht i qëndrueshëm dhe i drejtë, dhe, i cili, garanton sigurinë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm. Jetojmë në një kohë kur bota po ndryshon - zakonet e punës, tregu, teknologjia, mënyra e jetesës. Andaj, duhet të jemi të parakohshëm në mendime dhe të guximshëm në reforma. Le të investojmë në dituri, në njohuri financiare, në forma të reja të solidaritetit dhe në mbështetje ndërgjeneracionale. Sepse sistemi i pensioneve nuk është vetëm institucion - është një premtim. Premtim se puna ia vlen, se shteti qëndron pas qytetarëve të tij, dhe se dinjiteti është vlerë që nuk vjetërsohet kurrë”- tha Sabriu.

Ai iu referua ndërtimit të tre shtyllave të sistemit të pensioneve dhe rëndësisë së tyre.
Në fund, ai dërgoi mesazhe për ndërtimin e përbashkët të një sistemi që do të jetë shembull stabiliteti, besimi dhe humanizmi.