28.02.2025

Sabriu: Të rinjtë janë forca që mund të transformojnë Ballkanin, është energjia, krijimtaria dhe entuziazmi i tyre që përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë sot në Konferencën Rajonale “Udhëheqim së bashku: Rinia janë forca e Ballkanit” organizuar nga HERA – Shoqata për Edukim dhe Kërkim shëndetësor dhe partneritet.

Më shumë

27.02.2025

Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2024/2025 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2024/2025.

Më shumë

27.02.2025

Limani: Implementimi i Dialogut Rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte kthimin e besimit të të rinjve tek institucionet 

Ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve, Fatmir Limani, sot mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, ku u diskutua për rëndësinë e zbatimit të Dialogut Rinor të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

26.02.2025

Ministri Limani u takua me anëtarët e delegacionit nga Mali i Zi - qëllimi i vizitës, shkëmbimi i përvojave për përfshirjen e romëve në shoqëri 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të disa ministrive dhe organizatave të shoqërisë civile nga Mali i Zi. 

Delegacioni nga Mali i Zi me anëtarë nga ministritë e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe pronë shtetërore, për punë të brendshme, për shëndetësi, për mbrojtje sociale, çështje familjare dhe demografi, Këshilli i Romëve, organizatat joqeveritare dhe media janë në një vizitë dyditore në vend të organizuar nga Këshilli i Evropës. 

Më shumë

20.02.2025

Limani: Vazhdojmë me promovimin e politikave të gjelbra, mbështetjen e rritjes sociale-gjithëpërfshirëse dhe krijimin e mundësive për gjeneratat e reja

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në ngjarjen finale të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”, i realizuar përmes bashkëpunimit me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ dhe Fondin e Gjelbër Klimatik. Projekti kishte për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe inkurajimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në fushat kryesore: shëndetësi, arsim, punësim dhe politika sociale. 

Më shumë

19.02.2025

Limani: Zhvillimi i vrullshëm i industrisë, përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë dhe kushtet e reja të punës imponojnë nevojën e rishikimit të listës së profesioneve të rrezikshme 

Sot është bërë prezantimi i listës së re të profesioneve/punëve të rrezikshme që kualifikohen për pension të parakohshëm në përputhje me nivelin e rrezikut dhe nivelin e propozuar të pensionit, si pjesë e projektit Rishikimi i listës së profesioneve të rrezikshme që kualifikohen për pension të parakohshëm me shërbim përfitues PSB. 

Më shumë

14.02.2025

Takim Velkovski-Fugger: Të pastrehët janë një sfidë për të cilën do të punojmë me përkushtim në periudhën e ardhshme 

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, sot ka zhvilluar takim pune me atasheun për çështje sociale të Ambasadës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Harald Fugger. 

Më shumë

14.02.2025

Ministri Limani i vizitoi përfituesit e Qendrës Ditore për Personat me Paralizë Cerebrale

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me një pjesë të ekipit të tij, e vizitoi Qendrën ditore për personat me paralizë cerebrale - e vetmja Qendër e këtij lloji në vendin tonë, e cila ofron trajtim dhe kujdes ditor për fëmijët dhe personat me paralizë cerebrale dhe paraqet njësi organizative të Institucionit Publik IP QNPS e të Qytetit të Shkupit.

Më shumë

13.02.2025

Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i kuzhinës kryesore në kopshtin e fëmijëve “Drenusha” në Komunën e Aerodromit.

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, së bashku me ud Kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, inspektoi rikonstruksionin e kuzhinës kryesore në kopshtin e fëmijëve “Drenusha”, në objektin “Çekorçe”.

Më shumë

13.02.2025

Ministri Limani vizitoi përfituesit e Shoqatës Maqedonase Montesorët - Marrëveshja Administrative e nënshkruar për shërbime sociale dhe shpërndau pako humanitare 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka vizituar Qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuara – Shoqata Maqedonase Montesorët në Shkup, e cila është ofrues i licencuar i shërbimeve sociale në komunitet – qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara me punë individuale nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Më shumë

12.02.2025

Limani: Po punojmë me përkushtim të madh për avancimin e cilësisë së shërbimeve sociale për të gjithë përfituesit në vendin tonë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Zëvendësministri Gjoko Velkovski, Sekretari Shtetëror Fatmir Sabriu dhe Shefja e Kabinetit Flutra Kalisi dhe Udhëheqësja e Sektorit për Programet dhe Fondet e BE-së, Ankica Ivanovski, mbajtën sot takim pune me ekspertë kyç nga projekti IPA "Mbështetje e sistemit për sigurimin e cilësisë së shërbimeve sociale”, financuar nga BE (IPA III – periudha programore 2021-2027), ku përfituese është Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Më shumë

12.02.2025

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, në vend që të japë deklarata të pabaza për ndjekje penale, le të lexojë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ministria e Pulitikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, refuzon ashpër të gjitha deklaratat e deritanishme të dhëna për mediat nga kryetari i Komunës së Vrapçishtit, me qëllim të informimit të saktë dhe të vërtetë të opinionit mbi gjendjen në IPKF „Pranvera“ Vrapçisht, duke dhënë këtë mohim: 

Më shumë

12.02.2025

Seanca e parë konstituive e Trupit Nacional Koordinues për monitorimin e situatës me mos-diskriminimin dhe zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike në këtë fushë 

Trupi Nacional Koordinues për monitorimin e situatës me mosdiskriminimin dhe zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike në këtë fushë (TNK) ka mbajtur sot seancën e parë konstituive, të kryesuar nga ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Më shumë

10.02.2025

Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i njofton banorët e komunës së Vrapçishtit se pas një kontrolli inspektues në  IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar.

Më shumë

06.02.2025

Takim Limani – Banka Botërore: Rezultatet e punës së përbashkët janë të dukshme – ofrohen shërbime cilësore për qytetarët që kanë vërtet nevojë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, në të cilin është diskutuar për aktivitetet që kanë të bëjnë me Projektin për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore.

Më shumë

05.02.2025

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve   

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025.  

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025. 

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë: 

  • 05.02.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
  • 06.02.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.