10.11.2025
Takimi i tretë i përfaqësuesve të Organeve Koordinuese Kombëtare për zbatimin e Konventës së Stambollit u mbajt në Maltë
Përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve morën pjesë në takimin e tretë të përfaqësuesve të Organeve Koordinuese Kombëtare për Zbatimin e Konventës së Stambollit në Kalkara të Maltës.
Qëllimi i takimit është përfaqësimi i sistemit për adresimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, sfidat me të cilat përballen vendet gjatë zbatimit të Konventës dhe praktikave të mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve kandidate.

Në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve, Udhëheqësja e Sektorit për Mundësi të Barabarta, Svetlana Cvetkovska, theksoi progresin e vendit tonë në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe praktikat e mira që i kemi zbatuar si vend.
Në panel u theksuan gjithashtu edhe praktikat e mira në realizimin e trajnimit për profesionistët, dhe atë: trajnimi fillestar mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje për punonjësit socialë, nëpunësit policorë, punonjësit e shëndetësorë, gjyqtarët dhe prokurorët publikë, trajnimet i ekipeve shumësektoriale për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Njëheras, u prezantuan edhe aktivitete për rritje të ndërgjegjësimit publik mbi njohjen dhe raportimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe fushata "Ka ndihmë për jetë pa dhunë".
Prioritet për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është procedura e shpejtë dhe efikase mbi mbrojtjen e viktimave dhe sigurimin e parandalimit në drejtim të uljes së dhunës.