12.02.2025
Limani: Po punojmë me përkushtim të madh për avancimin e cilësisë së shërbimeve sociale për të gjithë përfituesit në vendin tonë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Zëvendësministri Gjoko Velkovski, Sekretari Shtetëror Fatmir Sabriu dhe Shefja e Kabinetit Flutra Kalisi dhe Udhëheqësja e Sektorit për Programet dhe Fondet e BE-së, Ankica Ivanovski, mbajtën sot takim pune me ekspertë kyç nga projekti IPA "Mbështetje e sistemit për sigurimin e cilësisë së shërbimeve sociale”, financuar nga BE (IPA III – periudha programore 2021-2027), ku përfituese është Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë reformat dhe politikat që synojnë avancimin e cilësisë së shërbimeve sociale për të gjithë përfituesit në të gjithë vendin.
Bashkëbiseduesit diskutuan për rezultatet e pritshme të projektit, ku ekspertët nënvizuan: ngritjen e sistemit funksional të monitorimit, vlerësimin dhe vendosjen e standardeve për sigurimin e cilësisë së shërbimeve sociale. Për më tepër, forcohen kapacitetet e palëve relevante për të përdorur metodologjinë e vendosur dhe grupin e mjeteve monitoruese dhe vlerësuese për monitorimin dhe avancimin e shërbimeve sociale, si dhe fuqizohen kapacitetet në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për monitorimin, raportimin dhe planifikimin e shërbimeve sociale që do t'u përgjigjen qytetarëve në nivel lokal. Gjithashtu do të forcohen edhe kapacitetet për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale dhe inspektimit social të shërbimeve sociale si pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale.

Projekti përfshin punonjës të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe organe të nivelit qendror, autoriteteve dhe institucioneve të nivelit vendor, qendrave të punës sociale, komunave, ofruesve të shërbimeve sociale të licencuara publike dhe private, përfituesve të shërbimeve dhe Avokatit të Popullit.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për t'u angazhuar në punën e projektit me qëllim të vendosjes së standardeve të cilësisë së shërbimeve sociale që do të ofrojnë shërbime sociale më të mira në nivel lokal për të gjithë qytetarët dhe përmirësim të sistemit të mbrojtjes sociale.