14.02.2025

Ministri Limani i vizitoi përfituesit e Qendrës Ditore për Personat me Paralizë Cerebrale

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me një pjesë të ekipit të tij, e vizitoi Qendrën ditore për personat me paralizë cerebrale - e vetmja Qendër e këtij lloji në vendin tonë, e cila ofron trajtim dhe kujdes ditor për fëmijët dhe personat me paralizë cerebrale dhe paraqet njësi organizative të Institucionit Publik IP QNPS e të Qytetit të Shkupit.

Aktualisht këtë Qendër e vizitojnë 23 përfitues të moshave të ndryshme, disa prej të cilëve e vizitojnë çdo ditë Qendrën Ditore dhe u ofrohet shërbimi i kujdesit ditor dhe një pjesë tjetër e përfituesve e përdorin shërbimin e trajtimit individual.

Gjatë vizitës, përfituesit patën aktivitetet e tyre, në të cilat iu bashkua edhe ministri Limani. Ata e kaluan kohën duke vizatuar, biseduar, qeshur dhe duke lozur.

Falë ekipit profesional që kujdeset për ta çdo ditë, si prindër të dytë, këta njerëz kalojnë shumë çaste të lumtura këtu.

Përfituesve të Qendrës iu dorëzuan edhe paketa humanitare, të cilat po shpërndahen me mbështetjen e organizatës ADRA.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale është një detyrë veçanërisht e rëndësishme për Ministrinë. Prandaj, së bashku me punonjësit në Qendra po punohet për të ofruar shërbime që janë në përputhje me nevojat e përfituesve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.