13.02.2025

Ministri Limani vizitoi përfituesit e Shoqatës Maqedonase Montesorët - Marrëveshja Administrative e nënshkruar për shërbime sociale dhe shpërndau pako humanitare 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka vizituar Qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuara – Shoqata Maqedonase Montesorët në Shkup, e cila është ofrues i licencuar i shërbimeve sociale në komunitet – qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara me punë individuale nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes administrative lindin detyrime për palët kontraktuese, Ministrinë, Komunën e Karposhit dhe Montesrët, përmbushja e të cilave synon të përfitojë një shërbim social në komunitet nga i cili përfitojnë qytetarët që kanë nevojë.Ministria, përmes qendrës kompetente për punë sociale, kompenson shpenzimet për përfitues, dhe Montesori ka për obligim që t'ua dorëzojë shërbimin përfituesve dhe të përgatisë një raport mujor për zbatimin në komunë dhe në qendër. Montessori, si një ofrues shërbimi i licencuar, ofron shërbimin deri në 25 përdorues.

Gjatë vizitës së sotme, përfituesve Montesorët iu dorëzuan edhe paketa humanitare, të cilat ministria i shpërndan me mbështetjen e organizatës ADRA.

Kujdesi për personat me aftësi të kufizuara mbetet prioritet në punën e ministrisë. Të gjithë qytetarët janë njëlloj të rëndësishëm dhe të gjithë kanë të drejtë të mbështeten nga institucionet kompetente sipas nevojave të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.