14.02.2025
Takim Velkovski-Fugger: Të pastrehët janë një sfidë për të cilën do të punojmë me përkushtim në periudhën e ardhshme
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, sot ka zhvilluar takim pune me atasheun për çështje sociale të Ambasadës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Harald Fugger.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të Republikës së Austrisë në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushën e mbrojtjes sociale, me theks në çështjen e të pastrehëve.
Atasheu Harald Fugger prezantoi projektin " Home first" si një shembull pozitiv për zgjidhjen e problemit të të pastrehëve në Austri. Thelbi i këtij projekti është që të pastrehët fillimisht duhet ta zgjidhin problemin e tyre duke i siguruar një shtëpi, e më pas të fitojnë të drejta të tjera socio-ekonomike.
Bashkëbiseduesit diskutuan se krahas strehimit, institucionet duhet të punojnë edhe në sigurimin e paketës sociale dhe realizimin e të drejtave të tjera në fushën e punësimit, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Në takim u diskutua edhe për projekte tjera aktuale në fushën e mbrojtjes sociale që përfshijnë kategoritë më të cenueshme.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shfrytëzuar përvojat pozitive nga Austria në gjetjen e zgjidhjeve të duhura në fushën e të pastrehëve.