10.01.2024

Mbështetja financiare do të kryhet më 24 janar 2024

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, pagesa e mbështetjes financiare do të kryhet për këto kategori të qytetarëve:

  • përfituesit e një shtese të veçantë;
  • përfituesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar;
  • kryefamiljarët, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe
  • shfrytëzuesit e së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e përfshirë me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për kryefamiljarët që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2023.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga dhjetori i vitit 2023, arrin në:

– 3.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin bëhet pagesa e mbështetjes financiare;

– 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në vlerë prej 14.001 deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe

- 1.500 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të hyra në bazë të pensionit mujor në vlerë prej 16.001 deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin bëhet pagesa e mbështetjes financiare

Pagesa e mbështetjes financiare do të bëhet pa parashtruar kërkesë nga shfrytëzuesit, në bazë të të dhënave nga evidenca e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtën e ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa E mbështetjes financiare.

Nëse disa nga qytetarët/përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në Komisionin për Vendime për Kundërshtim të Mbështetjes Financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tetë ditësh nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Komisioni, pas kundërshtimeve të paraqitura, merr vendim brenda 15 ditëve nga dita e paraqitjes së kundërshtimit. Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe kërkuesit për kundërshtimet e refuzuara.

Qytetarët i parashtrojnë vërejtjet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: ompravori@mtsp.gov.mk, ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për vendimmarrje për kundërshtime për mbështetje financiare". 

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut njofton gjithashtu se pagesa e mbështetjes financiare për muajin janar 2024 do të bëhet më 24 janar 2024.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.