29.02.2024

Takimi i Vellkovskit me drejtorët e institucioneve publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve

Ministri Teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot ka zhvilluar takim me drejtorët e kopshteve nga mbarë Maqedonia, ku janë biseduar për të gjitha problemet e konstatuara në kopshtet në mbarë vendin dhe për mundësitë reale për zgjidhjen e tyre gjatë periudhës së qeverisë teknike dhe pas zgjedhjeve të 8 majit.

Më shumë

28.02.2024

Kumtesë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se është në proces pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2023/2024. Me këtë pagesë mbulohen 33.261 përfitues të shtesës arsimore në nivel shtetëror.

Më shumë

26.02.2024

Takimi i ministrit Vellkovski me ambasadorin e Francës Sirill Bomgartner

Qëndrimi i përbashkët që doli nga takimi i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë Gjoko Velkovski me ambasadorin francez Sirill Bomgartner është se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të thellohet në fushën e politikave sociale.

Më shumë

23.02.2024

Mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është në llogarinë e tyre

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është paguar ndihma financiare për muajin shkurt në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare. Në këtë grup pagesash përfshihen përfituesit e një shtese të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Më shumë

23.02.2024

Njoftim

Është detyrë e shtetit dhe organeve kompetente në gjendje të shpallur epidemi të marrin të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës, veçanërisht të fëmijëve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive për shpalljen e epidemisë në territorin e Qytetit të Shkupit, deri më tani nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar, udhëzime, rekomandime dhe konkluzione.

Më shumë

21.02.2024

Qendrat për punë sociale përballen me largimin e stafit profesional

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot ka mbajtur takim pune me drejtuesit e të gjitha qendrave për punë sociale në vend, me qëllim që të përjashtohen të gjitha mundësitë për keqpërdorim të sistemit në procesin zgjedhor.

Më shumë

20.02.2024

Filloi pastrimi i “Ranka Millanoviq”

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, pas zbardhjes së djeshme të problemit me të cilin ballafaqohen të pastrehët në “Ranka Milanoviq”, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, kanë filluar aksionin për pastrimin e mbeturinave nga oborri i objektit.

Më shumë

16.02.2024

Ministri Gjoko Vellkovski kryesoi seancën e parë të KES-së

Në seancën e sotme të parë të Këshillit Ekonomiko-Social të udhëhequr nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, u rishikua Raporti vjetor për funksionimin e KES-së për vitin 2023, Programi vjetor i punës së KES-së për vitin 2024 dhe Plani i Veprimit për Punësimin për vitin 2024-2027. Në rendin e ditës të seancës së parë të KES ishte edhe informimi për situata me ndërtesën e Shtëpisë së Punëtorëve, propozuar nga USM.

Më shumë

15.02.2024

Drejtuesit e mëparshëm kontribuan në mbylljen e strehës për viktimat e dhunës në familje në Shën Nikollë

Pas reagimeve të ashpra të qytetarëve nga rajoni lindor për strehimoren e mbyllur për viktimat e dhunës në familje në Shën Nikollë, ministri Gjoko Vellkovski menjëherë e ka vizituar këtë objekt dhe ka hasur në dyer të mbyllura.

Më shumë

13.02.2024

Më 23 shkurt 2024 do të bëhet pagesa e mbështetjes financiare

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Kategorive Socialisht të Cënueshme të Qytetarëve, pagesa e mbështetjes financiare do të bëhet për këto kategori të qytetarëve:

  • përfituesit e një shtesë të veçantë
  • përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;
  • prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe
  • përfituesit e së drejtës në pension në shumën deri në 19.000 denarë.
Më shumë

13.02.2024

Për 3.200 punonjës në UKM është gjetur zgjidhja për rritjen e pagave të tyre

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, ka takuar rektoren e UKM-së, Biljana Angellova dhe ekipin e saj, së bashku me përfaqësues të sindikatës, me ç'rast është gjetur zgjidhje për njohjen e kontratës kolektive individuale të UKM-së dhe rritjen e pagave të tyre.

Më shumë

12.02.2024

8 përkëdhelës për 150 të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “Zafir Sajto” në Kumanovë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve Zafir Sajto në Kumanovë. Velkovski ka takuar të moshuarit e vendosur në këtë institucion dhe ka biseduar me ta.

Më shumë

09.02.2024

Vellkovski: Me politika cilësore dhe proaktivitet më të madh institucional do të përmirësojmë trendet demografike në shtet

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak, dhe shefen e zyrës së Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA), Afrodita Shala, fokusi i së cilës ishte procesi i krijimit të një Strategjie të re për Politikat Demografike për periudhën 2024-2044.

Më shumë

09.02.2024

Vellkovski: Unë përkushtohem për ofrimin e më shumë mundësive më të mira për personat me aftësi të kufizuara

“Për të ofruar më shumë dhe mundësi më të mira për personat me aftësi të kufizuara në vend, ne vendosim komunikim të vazhdueshëm me shoqatat dhe organizatat që i përfaqësojnë ata, kjo është diçka që i ka munguar viteve të fundit dhe në fakt nuk mund të ndryshosh diçka për mirë, nëse në krijimin e ndryshimit nuk përfshihen njerëzit që përballen me një sfidë specifike që kërkon zgjidhje”.

Më shumë

08.02.2024

Takimi Vellkovski - Gir: BE-ja mbetet një mbështetës i fuqishëm i shtetit në përpjekjet e tij për të ulur papunësinë dhe për të avancuar mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike për krijimin e politikave dhe masave cilësore që do të avancojnë sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe do të përmirësojnë situatën e tregut të punës duke rritur punësueshmërinë e qytetarëve dhe duke ulur shkallën e papunësisë.

Më shumë

07.02.2024

Përfshirja e fëmijëve romë mbetet e lartë në listën e prioriteteve në sferën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe përfaqësuesit e Asociacionit për Zhvillim Demokratik të Romëve SONCE dhe përfaqësuesit e Qendrës Burimore Rome, gjatë vizitës në kopshtin e fëmijëve “Astibo” në Shtip, përshëndetën zbatimin e Projektit për zgjerimin e qasjes dhe përfshirjes së fëmijëve romë në shërbimet për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë dhe arsimin fillor.

Më shumë

06.02.2024

Vellkovski: Përmes vlerësimit adekuat të punës së punonjësve do të rrisim efikasitetin e qendrave për punë sociale

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, nga sot në vizitë të rregullt nëpër qendrat për punë sociale në mbarë vendin. Ai do të bisedojë me profesionistët në këto institucione për të dëgjuar problemet me të cilat po përballen.

Më shumë

05.02.2024

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2024.

Më shumë

02.02.2024

Takimi i ministrit Vellkovski me përfaqësues të Bankës Botërore

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, u takua me përfaqësues të Bankës Botërore, Sara Kol Bllek, specialiste e lartë për mbrojtje sociale në praktikën globale për mbrojtje sociale dhe punë dhe Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsim.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.