31.01.2024
Takimi Vellkovski-Di Xhovani: MPPS dhe UNICEF do të avokojnë për avancimin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në vend
Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it ishte tema e takimit të parë zyrtar të sotëm ndërmjet ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko VeLlkovski, dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Patricia Di Xhovani.
Më shumë
30.01.2024
Vellkovski: Shteti është lënë në në varfëri të madhe, do të vijojë hapja e vendeve të reja të punës dhe reforma e sistemit të mbrojtjes sociale
“Përpjekjet e mia do të synojnë reformimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Do të luftojmë kundër varfërisë dhe përjashtimit social të qytetarëve tanë përmes krijimit të vendeve të reja të punës si kusht i vetëm për dalje nga kjo krizë sociale”, është mesazhi i sotëm i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë Teknike, Gjoko Velkovski gjatë vizitës së familjes tetë anëtarëshe Kiprijanovski në fshatin Lubodrag të Kumanovës, e cila prej disa vitesh jeton në rrezik social, pa kujdesin dhe mbështetjen e duhur nga shteti.
Më shumë
26.01.2024
Trençevska: Nuk do të lejojmë që varfëria e fëmijëve të zvogëlojë mundësitë e fëmijëve në vendin tonë
Bashkëpunimi i ri mes UNICEF-it dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve u promovua në aktivitetin për promovimin e efikasitetit dhe efektivitetit të garancisë së fëmijëve sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian. Garancia Evropiane për Fëmijët është një mekanizëm i BE-së për të parandaluar përjashtimin social të fëmijëve në nevojë duke garantuar akses në një sërë shërbimesh themelore sociale. Garancia e fëmijëve synon të sigurojë aksesin e fëmijëve në nevojë në shërbime cilësore, pra të përcaktojë paketat minimale të shërbimeve për çdo grup të fëmijëve më vulnerabël. Garancia, e cila tashmë është zbatuar në disa vende në Evropë, prezanton qasje novatore për buxhetimin kombëtar, planifikimin dhe zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit për të reduktuar varfërinë e fëmijëve dhe për të trajtuar disavantazhet sistematike për fëmijët veçanërisht të cenueshëm.
Më shumë
25.01.2024
Trençevska: Të rinjtë le të vazhdojnë të jenë iniciatorë, ne jemi këtu për t'i realizuar iniciativat
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në panairin e shërbimit “Mënyrat drejt shëndetit të mirë mendor” të organizuar nga Këshilli Rinor Kombëtar i Rinisë së Maqedonisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
25.01.2024
Trençevska: Vend për 100 fëmijë të rinj në institucionin parashkollor në Gostivar
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti, zyrtarisht shënuan fillimin e funksionimit të zgjerimit të kopshtit “Gëzimi i fëmijëve” në Gostivar. Shtesa e re e ndërtimit është një investim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.
Më shumë
24.01.2024
Trençevska: UNICEF-i mbetet partner besnik i MPPS-së
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricija DiXhovani, nënshkruan planin njëvjeçar të punës që përfshin zyrën e UNICEF-it dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
24.01.2024
Mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është në llogarinë e tyre
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se mbështetja financiare për muajin janar në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup të pagesave përfshihen shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë shfrytëzues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe shfrytëzues të së drejtës në pension deri në 19.000 denarë.
Më shumë
24.01.2024
Trençevska: 75 vende të reja në kopshtin e fëmijëve “Dimçe Mirçev” në Veles
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Xuo, shënuan fillimin zyrtar të funksionimit të zgjerimit në kopshtin “Dimçe Mirçev” në Komunën e Velesit, i cili ofron 75 vende të reja për fëmijët në institucionin publik parashkollor. Në të njëjtën kohë, gjatë vizitës u promovua edhe një dhomë ndijore, e realizuar me mbështetjen e ambasadës.
Më shumë
22.01.2024
U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Ndërkombëtar Vizion dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein dhe prorektori i Universitetit Ndërkombëtar Vizion, Prof. Dr. Abdulmexhit Nuredini nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim.
Më shumë
22.01.2024
Trençevska – Xуо: Gjithëpërfshirja në mbrojtjen e fëmijëve është në radhë të parë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhang Xyo dhe kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, gjatë vizitës së tyre në kopshtin e fëmijëve “Ylberi” Strumicë, informuan për donacionin e Ambasadës Kineze të dhomave ndijore për fëmijët me aftësi të kufizuara në kopshtet në Strumicë, Gjevgjeli dhe Veles.
Më shumë
18.01.2024
Trençevska: Ne jemi mbështetës besnikë të Unionit të Luftëtarëve dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në aktivitetet e tyre
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e podiumit LNÇ 1944-2024 të organizuar nga Unioni i Luftëtarëve. Ministrja ishte në podium së bashku me kryetarin e Unoinit të Luftëtarëve, Nikolla Stojanovski, Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.
Më shumë
18.01.2024
Trençevska: Jemi të përkushtuar që të gjithë të mbrojturit e MPPS-së t'i përfshijmë në tregun e punës përmes kualifikimit të tyre të mëtutjeshëm
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Vaska Leontiq, drejtoreshë e qendrës private të trajnim profesional “Akademija Leontiq”, e cila do të mundësojë bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendrës për Trajtim Profesional.
Më shumë
18.01.2024
Trençevska: Vazhdojmë me bashkëpunimin me komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takim me kryetarët e komunave, shpalli thirrjen për aplikim për grant për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjes së objekteve ekzistuese.
Më shumë
17.01.2024
Bexheti: Deinstitucionalizimi mundëson më shumë të drejta për personat me aftësi të kufizuara
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti sot mbajti fjalim në një ngjarje për promovimin e Nismës për krijimin e rrjetit të ofruesve të shërbimeve sociale në panelin e diskutimit “Mundësitë Strategjike për Zhvillim me Pjesëmarrje të Shërbimeve Sociale”.
Më shumë
17.01.2024
Trençevska: Dhuna nuk është çështje private, prandaj ne përpiqemi që shërbimet të jenë prezente në të gjitha vendbanimet
Është nënshkruar memorandum i ri për bashkëpunim të ngushtë në mes të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatës Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizara - Shkup.
Më shumë
17.01.12024
Trençevska: Një mirëseardhje e ngrohtë për përfaqësuesin e ri të UNHCR-së, Gabriel Guljano de Godoj
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, priti përfaqësuesin e ri të UNHCR-së në vend, Gabriel Guiliano de Godoj. Në takim, ministrja fillimisht shpjegoi punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe prezantoi ekipin që ka punuar me përkushtim për çështjen e migracionit në vend që nga viti 1999.
Më shumë
16.01.2024
Trençevska: Fëmijët mbeten prioriteti ynë, si dhe bashkëpunimi me UNICEF-in
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësuesen e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiXhovani. Në takim u diskutua për prioritetet e ardhshme në bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it.
Më shumë
16.01.2024
Trençevska: Puna me partnerë të përkushtuar gjithmonë shpërblehet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takim me drejtorin e Fondacionit "Gjorgji Marjanoviq", Aleksandar Marjanoviq, nënshkroi memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondacionit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilin parashihet bashkëpunim në fushën e ofrimit të kompjuterëve, kurseve të gjuhës angleze, trajnimit për aftësi kompjuterike, asistencës për punësim dhe realizimit të një programi mentorimi për fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët e vendosur në institucionet e ministrisë.
Më shumë
11.01.2024
NJOFTIM PËR MEDIAT LIDHUR ME AKSIDENTIN E RËNDË NË PUNË ME PASOJAT FATALE, NDODHUR MË DATË 08.01.2024
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektorati Shtetëror i Punës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, duke njoftuar ngjarjen tragjike të një aksidenti kolektiv në punë ku u përfshinë dy punëtorë me pasojë vdekjen e një punëtori O.T. dhe një lëndim më i rëndë në punë i punëtorit tjetër S.J.
Më shumë
11.01.2024
Trençevska: Vetëm iniciativat që fillojnë me partnerë ambiciozë dhe të përkushtuar përfundojnë me sukses
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua sot me përfaqësuesit e skautëve që ishin pjesë e ekipit që realizoi iniciativën globale “Walk and Talk” në vendin tonë. Iniciativa u zbatua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivë Euro-Atlantike.
Më shumë
11.01.2024
Trençevska - Syo: Qasja e barabartë për të gjithë fëmijët në kopshte është në vend të parë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar sot ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Suo. Në takim u diskutua për mundësimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë në kopshtet në territorin e vendit tonë, temë kjo që është pjesë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.
Më shumë
10.01.2024
Mbështetja financiare do të kryhet më 24 janar 2024
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon qytetarët se në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, për shfrytëzuesit e pensionit do të paguhet mbështetje financiare deri në 19.000 denarë.
Më shumë
05.01.2024
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhhjetor 2023.
Më shumë
04.01.2024
Shpallje publike për ditët jopune 7 dhe 8 janar
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve në tregtinë me pakicë, të miratuar në seancën e 214-të të qeverisë.
Më shumë