24.01.2024

Mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është në llogarinë e tyre

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se mbështetja financiare për muajin janar në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup të pagesave përfshihen shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë shfrytëzues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe shfrytëzues të së drejtës në pension deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e parashikuar me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e ndihmës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit e vetëm të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh dhe ka filluar të paguhet nga dhjetori 2023.

Mjetet për shfrytëzuesit e së drejtës së pensionit në vlerë deri në 19.000 denarë, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023, arrijnë në:

3.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe

500 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Kjo mbështetje financiare kryhet pa parashtruar kërkesë nga shfrytëzuesit, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, për një të drejtë të ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Nëse ndonjëri nga qytetarët, përkatësisht përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj, nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të parashtrojnë ankesë deri te Komisionin për vendimmarrje për ankesat e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tetë ditëve nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Komisioni,  për ankesat e parashtruara, merr vendim brenda 15 ditëve nga dita e parashtrimit të ankesës.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon njoftim parashtruesit dhe institucioneve për ankesat e miratuara dhe  për ankesat e refuzuara deri te parashtruesi.

Qytetarët i parashtrojnë ankesat e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mk  ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për vendimmarrje për ankesa për mbështetje financiare”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.