04.01.2024

Shpallje publike për ditët jopune 7 dhe 8 janar

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve në tregtinë me pakicë, të miratuar në seancën e 214-të të qeverisë.

Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në seancën e sotme vendosi t'i japë fund rekomandimit për punë më 7 dhe 8 janar 2024 për dyqanet, stendat dhe kioskat që kryejnë tregti me pakicë gjatë festave të Krishtlindjeve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.