24.01.2024

Trençevska: 75 vende të reja në kopshtin e fëmijëve “Dimçe Mirçev” në Veles

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Xuo, shënuan fillimin zyrtar të funksionimit të zgjerimit në kopshtin “Dimçe Mirçev” në Komunën e Velesit, i cili ofron 75 vende të reja për fëmijët në institucionin publik parashkollor. Në të njëjtën kohë, gjatë vizitës u promovua edhe një dhomë ndijore, e realizuar me mbështetjen e ambasadës.

“I zgjeruam ambientet e kopshtit duke pajisur edhe tre klasa shtesë. Ky zgjerim, për të cilin kemi ndarë një milion denarë nga Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, na mundëson të akomodojmë edhe 75 fëmijë të tjerë”, tha Trençevska.

Ajo e falënderoi ambasadorin që në kopshtin e Velesit u hap edhe një dhomë ndijore, duke theksuar nevojën reale të komunës për një dhomë të tillë ndijore që do të ndikojë pozitivisht tek fëmijët me aftësi të kufizuara në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në prezantimin e tij, ambasadori Zhang Xuo theksoi rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve.

“Kohën e fundit u ktheva në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën Qendrore të Punës së Punëve të Jashtme. Konferenca e bëri të qartë se promovimi i ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është linja kryesore e diplomacisë kineze. Kjo është pikërisht politika dhe parimi për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike më shumë se 30 vjet më parë, të dy vendet kanë respektuar gjithmonë rrugën e zhvillimit të njëri-tjetrit dhe i kanë kushtuar vëmendje shqetësimeve kryesore të njëri-tjetrit,” tha Xuo.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.