16.01.2024

Trençevska: Puna me partnerë të përkushtuar gjithmonë shpërblehet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takim me drejtorin e Fondacionit "Gjorgji Marjanoviq", Aleksandar Marjanoviq, nënshkroi memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondacionit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilin parashihet bashkëpunim në fushën e ofrimit të kompjuterëve, kurseve të gjuhës angleze, trajnimit për aftësi kompjuterike, asistencës për punësim dhe realizimit të një programi mentorimi për fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët e vendosur në institucionet e ministrisë.

Një iniciativë e tillë u inkurajua gjatë takimeve të mëparshme mes ministres Trençevska dhe drejtorit Marjanoviq, ku u diskutua për mënyrat e mbështetjes së fëmijëve të vendosur në familje kujdestare dhe reparte të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Trençevska në takim theksoi se për të rëndësi të veçantë kanë partnerët me të cilët inkurajohen dhe realizohen iniciativat e reja, veçanërisht kur bëhet fjalë për iniciativat që ndikojnë në cilësinë e jetës së kategorive të cenueshme të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.