22.01.2024

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Ndërkombëtar Vizion dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein dhe prorektori i Universitetit Ndërkombëtar Vizion, Prof. Dr. Abdulmexhit Nuredini nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi është rezultat i angazhimit dhe interesimit të përbashkët për zhvillimin dhe avansimin e mësimdhënies praktike, si dhe me synimin për të kontribuar në përforcimin e kapaciteteve të arsimit të lartë përmes zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Përkatësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Universiteti Ndërkombëtar Vision do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje të ndërsjellë me qëllim të shkëmbimit të përvojave, njohurive, edukimit dhe trajnimit të stafit.

Bashkëpunimi do të bëhet përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit, veçanërisht përmes: shkëmbimit të përvojave, angazhimit të ndërsjellë të stafit, avancimit të proceseve arsimore dhe afariste, planifikimit dhe organizimit të përbashkët të takimeve shkencore dhe profesionale, organizimit dhe zbatimit të mësimdhënies klinike për studentët në Universitetin Ndërkombëtar  Vizion, organizimi dhe zbatimi i mësimdhënies praktike për studentët e Universitetit Ndërkombëtar Vizioni, mbështetja dhe ndihma reciproke për aktivitetet që janë me interes për të dyja palët, si dhe përmes aktiviteteve të tjera me interes të veçantë për të dy institucionet në drejtim të zhvillimit pozitiv social.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.