05.03.2024

Vellkovski: 270 fëmijë janë në listën e pritjes në kopshtet në Tetovë

Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në kopshte, ndërsa numri i fëmijëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është mbi 5000. Kështu deklaroi sot ministri Teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Rinia” në Tetovë.

“Aktualisht në Maqedoni mbi 5000 fëmijë janë në listat e pritjes për pranim në kopshte. Në periudhën në vijim do të duhet të punohet për këtë çështje që të kujdesen të gjithë fëmijët dhe këtu në Tetovë më duhet të them se vetëm në kopshtin Rinija të dhënat janë se në listën e pritjes për pranim janë mbi 270 fëmijë. Duhet ta tejkalojmë këtë problem me ato objekte që po përgatiten në kuadër të komunës së Tetovës, që të mos ketë më fëmijë në listat e pritjes dhe të kujdesen në kopshte”, tha ministri Vellkovski.

Krahas sigurimit të kushteve të reja hapësinore dhe rritjes së kapaciteteve në kopshte, një problem kyç që duhet zgjidhur urgjentisht është pajisja me licenca për personat që presin prej vitesh t'i marrin ato.

“Më duhet të theksoj se atë që kam thënë prej javës së gjashtë si njeri dhe që e përcjell si minister mbi të gjitha,më konfirmohet nga vetë prania ime gjatë vizitave në terren në kopshtet në mbarë vendin. Është problemi i kushteve hapësinore, problemi me personelin që është më i madhi dhe vazhdimisht theksohet nga drejtorët dhe njerëzit që punojnë në kopshte, por më e rëndësishmja është zgjidhja e problemit me licencat që nuk mund të merren nga personat që duhet të jenë në proces për punësim në vetë kopshtet. Kjo u vërtetua edhe sot në Tetovë. Kujdesi për 30 fëmijë në një grup është reduktuar në një ose dy punonjës dhe ne e dimë se çfarë sfide është për përkëdhelëset që të mund të të jenë në gjendje të kujdesen për 30 fëmijë për 8 orë pune”, shtoi Vellkovski.

Ministri teknik Gjoko Vellkovski tha se së bashku me ekipin e tij dhe punëtorët e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tashmë janë duke punuar në përgatitjen e një analize të plotë për komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë për të parë sfidat me të cilat ballafaqohen kopshtet dhe përgatitjen e aktiviteteve programore për pas datës 8 maj, kur do të fillohet me hapa të shpejtë për zgjidhjen e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.