20.03.2024

Velkovski: Me pension nën të ardhurat minimale dhe shportë konsumi prej 57.000 denarë, pensionistët mezi mbijetojnë

210.000 pensionistë në Maqedoni kanë të ardhura nën minimumin dhe me këto para mbeten të mbijetojnë nga 1 deri në 1 të muajit të ardhshëm, thotë ministri teknik për Punë dhe Politikë Sociale, Gjoko Velkovski, i cili sot u takua me pensionistët nga Kërçova dhe Gostivari.

“Sa persona kemi pensionistë në Maqedoni që marrin pension nën 20 mijë denarë” ishte pyetja e parë që më bënë kur mora pozitën e ministrit teknik më 29 janar. Nga të dhënat që kam marrë nga shkurti i vitit 2024, në Maqedoni kemi gjithsej 342.217 pensionistë, prej të cilëve 210.000 janë pensionistë me të ardhura deri në 20.000 denarë. Një pjesë e madhe e tyre kanë pensione shumë nën 20.000 ose 13-14.000 denarë në muaj dhe supozoj se shumica prej jush të pranishëm sot i përkasin kësaj kategorie të qytetarëve që fatkeqësisht janë nën pagën minimale dhe mbijetojnë me atë pension. Nga ana tjetër, shporta e konsumit për jetën është 57 mijë denarë për një familje katër anëtarëshe, dhe ju me 20.000 denarë duhet të keni tre pensionistë në një familje ose tre të punojnë për të arritur shumën e nevojshme për gjërat elementare nga shporta e konsumit”, deklaroi Velkovski.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dëgjon problemet dhe kërkesat e tyre përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me pensionistët dhe do të përgatisë zgjidhje sistematike që do të zbatohen menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit. Sipas Velkovskit, bëhet fjalë për probleme reale të cilat pensionistët i potencojnë çdo ditë që nga gushti i kaluar kur filluan protestat.

“Thelbi i vizitave nuk është që unë të vij të them dy fjalë dhe pastaj të harroj premtimet e bëra. Ajo që i kam vënë vetes si detyrim që në ditën e parë kur kam hyrë në postin e ministrit teknik është se do të përpiqem të takoj çdo pensionist dhe të dëgjoj problemet dhe kërkesat tuaja. Ju si shtylla e kësaj shoqërie për herë të parë pas vitit 1945 dilni në protestë. Unë e di se ju keni një problem të vërtetë dhe ne e dimë nga shtëpia, sepse edhe unë kam gjyshërit që marrin pension nga 13-14.000 denarë, ashtu si ju”, theksoi ministri Velkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.