05.03.2024

Vellkovski: 100 mijë pensionistë me të ardhura nën pagën minimale mezi ia dalin mbanë

“Për fat të keq, statistikat flasin për të dhëna shumë të këqija, përkatësisht se rreth 100.000 pensionistë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, fatkeqësisht jetojnë me më pak se 20.000 pension. Nëse e shihni në llogaritje është nën pagën minimale dhe mund ta imagjinoni se si këta njerëz ia dalin mbanë për të mbaruar muajin”, tha sot ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, i cili ka mbajtur takim me pensionistët nga komuna e Tetovës.

Vellkovski është i bindur se Qeveria e ardhshme duhet të sigurojë pensione më të larta për pensionistët në Maqedoni me zbatim të menjëhershëm pas zgjedhjeve të 8 majit, por mbi të gjitha të dëgjojë dhe të kuptojë kërkesat e tyre.

“Fatkeqësisht nga gushti i vitit 2023 sërish janë në tryezë të njëjtat kërkesa nga pensionistët. Sot në Tetovë e kemi thënë të njëjtën gjë se nevojiten pensione më të larta, duhet llogaritja lineare e pensioneve dhe plotësimi i kërkesave tjera që janë 7-8 në numër, të drejta që janë shkurtuar gjithë këto vite. Këtë e theksuan jo vetëm bordi nismëtar, por edhe të gjithë pensionistët e pranishëm në mbledhjen e sotme. Ata janë njerëz që kanë tolerancën më të madhe, por të presionuar nga e gjithë situata në Maqedoni filluan të protestojnë për të drejtat e tyre elementare”, shtoi ai.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.