07.03.2024

Vellkovski: Qendër e re ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në Kavadar në vlerë mbi 40 milionë denarë

Komuna e Kavadarit do të posedojë një qendër të re ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike, projekt ky i financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me vlerë mbi 40 milionë denarë. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, gjatë vizitës së sotme deklaroi se qendra e vjetër ditore, e cila është hapur në vitin 2005, aktualisht kujdeset për 15 persona në kushte shumë të këqija dhe jo humane.

“Pas 19 vitesh, pra që nga viti 2005 kur u hap, do të marrim një qendër ditore krejtësisht të re dhe moderne dhe këta fëmijë dhe persona do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë atë dhe të kujdesen sipas standardeve dhe metodologjive më të larta për të punuar në të. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka lidhur kontratën në vlerë prej 40 milionë denarë për të njëjtin projekt që ishte bërë më herët nga komuna. Shpresoj që puna në këtë objekt të vazhdojë me ritme të përshpejtuara që sa më shpejt të hapet dhe të përfshihen familjet në këtë qendër ku fëmijët dhe personat do të mund të zhvillohen”, theksoi ministri Vellkovski.

Qendra ditore për aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në Kavadar do të ketë një kapacitet prej 40 përfituesish, projekt ky i iniciuar nga kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Vellkovski e përuroi këtë iniciativë, duke thënë se iniciativa të tilla në të ardhmen do të pranohen edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila do të investojë sa më shumë në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve si në Kavadar ashtu edhe në komunat e tjera anembanë vendit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.