23.02.2024

Mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është në llogarinë e tyre

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është paguar ndihma financiare për muajin shkurt në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare. Në këtë grup pagesash përfshihen përfituesit e një shtese të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e përfshirë nga ky ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit e vetëm që janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga dhjetori 2023.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023, arrin në:

  • 3.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare,
  • 2.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe
  • 1.500 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Kjo mbështetje financiare kryhet pa kërkesë të shfrytëzuesve, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtë të ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa mbështetjes financiare.

Nëse disa nga qytetarët/përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në Komisionin për Vendime për Kundërshtim të Mbështetjes Financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat brenda tetë ditësh nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Komisioni, pas kundërshtimeve të parashtruara, merr vendim brenda 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kundërshtimit. Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe për kundërshtimet e refuzuara parashtruesit.

Qytetarët parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mk   ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.