13.02.2024

Për 3.200 punonjës në UKM është gjetur zgjidhja për rritjen e pagave të tyre

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, ka takuar rektoren e UKM-së, Biljana Angellova dhe ekipin e saj, së bashku me përfaqësues të sindikatës, me ç'rast është gjetur zgjidhje për njohjen e kontratës kolektive individuale të UKM-së dhe rritjen e pagave të tyre.

“I bëj thirrje ministrive resore, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për njohjen e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave të punonjësve në Universitet”, tha Vellkovski.

Në lidhje me kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, njoftojmë opinionin se bëhet fjalë për kontratë kolektive individuale, për të cilën nënshkruesit, në pajtim me nenin 231 paragrafi 3 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, obligohen të njoftojnë Ministrinë për nënshkrim të saj, që në rastin konkret është bërë. Meqenëse nënshkruesit e kontratës kolektive të lidhur në mes të Kuvendit të RMV-së dhe UKIM-së kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit, lidhur me këtë lloj marrëveshjeje, MPPS-ja konsideron se nuk ka asnjë pengesë ligjore për zbatimin e saj dhe veprimin e mëtutjeshëm të së njëjtës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.