09.02.2024

Vellkovski: Me politika cilësore dhe proaktivitet më të madh institucional do të përmirësojmë trendet demografike në shtet

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak, dhe shefen e zyrës së Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA), Afrodita Shala, fokusi i së cilës ishte procesi i krijimit të një Strategjie të re për Politikat Demografike për periudhën 2024-2044.

“Shteti po përballet me sfida serioze lidhur me emigracionin, natalitetin e ulët dhe plakjen e popullsisë. Ne duhet ta ndryshojmë atë. Si ministër do të avokoj për miratimin dhe zbatimin efikas të dokumentit të ri strategjik që do të japë udhëzime të sakta për veprim. Sigurisht që do të jetë e nevojshme që institucionet e sistemit të jenë më proaktive dhe secili pjesëmarrës në proces t'i përmbushë obligimet e veta”, tha Vellkovski.

Në takim ai informoi edhe për gjendjen aktuale në njesin që drejton, si dhe shprehu mirënjohjen e madhe për organizatat e Kombeve të Bashkuara për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë institucionit, por edhe shtetit, për përshpejtimin e zhvillimit social dhe ekonomik. Ai pret, siç tha, që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të trendeve demografike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.